Manhatani u përfshi në kaos pasi një influencer filloi të shpërndante pajisje të playstation 5 në Union Square Park.
Një turmë prej rreth 2,000 vetësh u mblodhën në Union Square Park në pritje të pajisjeve falas të PlayStation 5 nga transmetuesi i famshëm i Twitch, Kai Cenat.
Policia tha se shpërndarësi i dhuratave ishte në mesin e një numri të personave të ndaluar dhe ai mund të akuzohej për nxitje të trazirave.
Njerëzit u panë duke hedhur fishekzjarre, shishe dhe duke rrëzuar barrikada.
Trenat e metrosë kaluan ndalesën e Union Square gjatë incidentit, ndërsa policia u bëri thirrje njerëzve që të shmangnin zonën.
Njerëzit u mblodhën fillimisht rreth orës 13:00 pasi Cenat postoi në mediat sociale, ku ka më shumë se 10 milionë ndjekës dhe abonentë, se do të shpërndante 300 PlayStations.
Deri në orën 15:00, qindra njerëz ishin grumbulluar në rrugët përreth një prej stacioneve më të ngarkuara të trenit të Nju Jorkut.
Ata u ngjitën në makina dhe në çatinë e hyrjes së stacionit të trenit dhe hodhën shishe ndaj oficerëve të policisë.
Departamenti i Policisë së Nju Jorkut shpalli një mobilizim të “nivelit të katërt”, që do të thotë se rreth 1000 oficerë u vendosën në vendngjarje.
Cenat u arrestua në polici rreth orës 17:00. Turma më në fund u shpërnda rreth një orë më vonë.
Sipas një bashkëpunëtor të CBS, Cenat nuk kishte një leje për ngjarjen, e cila thuhet se ishte një bashkëpunim me yllin e Bronx YouTube, Fanum.
Cenat u bë i njohur në mars pasi theu rekordin për tërheqjen e më shumë abonentëve të Twitch duke arritur në 300,000.
Twitch është një platformë e transmetimit të drejtpërdrejtë, ku njerëzit zakonisht luajnë video lojëra ndërsa bisedojnë me shikuesit.