Mbledhja e ardhshme në Durrës! Rama zbulon datën e takimit të radhës me Zaev dhe Vucic

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

21 dhjetori 2019 do të shënojë takimin e tretë mes Edi Ramës, homologut të tij maqedonas Zoran Zaev dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vucic.

Gjatë fjalës së tij në konferencën e mbajtur pas takimit të Samitit të Ohrit, Rama deklaroi se takimi në fjalë do të mbahet në Durrës.

“Herës tjetër i pranishëm edhe pasuesi i Mogherinit, si vazhdimësi e një rruge të nisur. Në Durrës mirëpresim edhe Malin e Zi, Bosnje-Hercegovinën dhe Kosovën”, u shpreh ai.

Më tej, Rama shtoi:

“Nuk ka asgjë të re në këtë nismë përveç asaj që jemi dakordësuar. Kjo është nismë zbatuese për atë që kemi rënë dakord mes 6 vendeve. Nisma nuk është detyruese për askënd, por marrëveshje për të vrapuar bashkë. Nisma, të bëjmë realitet gjërat që kemi rënë dakord.”

Share This Article