Meçi i mbrëmshëm (e shtunë) ku Robin Krasniqi triumfoi ndaj përfaqësuesit francez, Nadjib Mohammedi, u përcoll me kritika.
Boksieri shqiptar nga Juniku u shpall fitues në raundin e nëntë, pasi algjeriani u diskualifikua për thyerjeve të rregullave gjatë meçit.
Por, nuk kanë munguar kritikat në drejtim të Krasniqit, duke u cilësuar nga disa si fitore e pamerituar.
Ndaj këtyre kritikave ka ardhur një reagim edhe nga bashkëshortja e boksierit, modelja e njohur, Marigona Krasniqi.
Ajo ka publikuar disa video në InstaStory nga meçi i mbrëmshëm, ndërsa edhe bëri një reagim.
“Për të gjithë ata që hapin gojën pa ditur se kështu jeni, boksi është një sport i cili ka rregulla. Të paktën tolerancë sepse u durua më gjatë se që duhej sjellje prej një kafshe. Është vetëm sport. Hej njerëz, 50 fitore dhe i vetmi kampion. Turpi është i juaji”, ka shkruar modelja në reagimin e saj.
Theksojmë që Robini dhe Marigona u martuan në një ceremoni madhështore në maj të vitin 2022, po atë vit dyshja u bënë prindër për herë të parë.