• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Tuesday, May 20, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Popular
Historia e panjohur e 11 prillit ’84: Ditën që vdiq Enver Hoxha, Ibrahimi hyri te klubi i fshatit Çermë, ku pinin ndonjë kafe të internuarit dhe..

Historia e panjohur e 11 prillit ’84: Ditën që vdiq Enver Hoxha, Ibrahimi hyri te klubi i fshatit Çermë, ku pinin ndonjë kafe të internuarit dhe..

by albnews
7 August, 2023
in Popular, Shqiperia
0
5
VIEWS

Nga Shefqet Dobra

Në sektorin Çermë, ishte bërë zakon që, kur merrnin rrogat, burrat shkonin gjithë gëzim te lokali i vetëm që kishin. I thoshin banakierit: “Sot është dita jonë, një kafe e një raki”! Për dy ditë lokali ishte plot. Edhe brigadierët ato ditë, edhe ata zinin një tavolinë me punëtorët. Për të porostnim ne. Gjithashtu, nuk mungonte as Operativi i Sigurimit, Bujar Peza, i cili ulej në një cep pranë derës, edhe për atë, do porositnin ne. Ajo gotë që pinim atje, për disa ishte dalje hundësh në shtëpi, nga gratë, pasi rrogat ishin të ulta.

Gjithë ditët e tjera lokal ishte i qetë. Vetëm pensionistët shkonin të pinin një kafe dhe kalonin ditën me muhabete.

Fjala: “Sot është dita jonë, një kafe një raki”, ishte bërë e zakonshme.

Atë e përdornin edhe ditët e tjera, kur ndonjëri shkonte të pinte kafe, ose më tepër, kur i vinte ndonjë mik që do i jepte një kafe, porosiste banakierin me parullën tonë miqësore. Asnjërit nuk i shkonte në mendje, se kjo fjalë do të bëhej e dëmshme një ditë.

Këtu fillon historia…!

Ibraim Qosja, punonte te elektro pompa ujit të pijshëm në Konjat, prej njëzet e katër orësh, nuk ishte larguar nga puna. Në mëngjes, pasi la punën, bëri rrugën e lodhshme të tij, sepse sektori ishte mbi një orë e gjysëm larg dhe hyri në klub e dha menjëherë parullën: “Sot është dita jon, një kafe, një raki”.
Derëziu, nuk kishte dëgjuar as radio, as kish hapur të lexonte ndonjë gazetë.Në kafene, pleqtë rrinin përmbys filxhanëve të kafeve dhe nuk luanin domino e të grindeshin si gjithmonë. Herë pas here, ndjente vështrimin e pleqve, nga një shikim nënë vetulla, që i shqetësonte alegria e tij. Banakieri, kur i vuri kafen e rakinë në tavolinë, duke e shikuar drejtë në sy, i tha:

– “Po, sot është tamam dita jote”. Ibrahimi duke qeshur i tha:- “Faleminderit gruas që më dha edhe për sot të pi kafen. Gruaja është i parë shtëpie, ato e kanë hesapin, ne burrat kot mburremi” dhe qeshi me të madhe.

Pleqtë e shikuan si të habitur, dy prej tyre, u ngritën, dolën pa i përshëndetur tjerët. Ata çuditeshin me alegrin e Ibrahimit, kurse Ibrahim, vriste mendjen: “Çkanë këta sot që rrinë sikur u ka vdekur ndonjë”? Pasi piu kafenë e rakinë, i përshëndeti por, as një nuk i ktheu përgjigje.

Kur shkonte për në shtëpi, qendra dhe rrugët e sektorit gjallonte. Atë ditë nuk kishte lëvizje. “Ç’kanë këta njerëz sot me mua”, tha prapë me vete Ibrahimi. Sapo u fut në shtëpi, nga lodhja dhe habia që po i merrte mendtë, ja futi gjumit.

Atë ditë, ishte ditë zije, se kishte ndërruar jetë udhëheqësi kryesor i Partisë, për tetë ditë ishin pezulluar të gjitha argëtimet; nëse ishte planifikuar ndonjë gëzim: fejesë apo martesë, ose të prapësohej, ose ta merrnin në shtëpi dhe kaq. Të gjithë shqiptarët këto ditë, duhet vetëm të qanin.

Kishte ndërruar jetë, jo prindi i ndonjërit, sido kudo, por, “Babai” i të “gjithë” shqiptarëve. Disa i thoshin: “Babë Enveri”, disa; “xhaxhi Enver”. D.m.th., të gjithë do qanin: për “babën” ose për “xhaxhin”, sido që ta quanin.

Më ëndrrën e pare, i trokitën tek dera. –“Ç’është ky që nuk më lë të fle?!- tha me vete Ibrahimi, duke hapur derën. –“Hë more pse ma nxore gjumin, sapo kam ardhur nga puna, jam njëzet e katër orë pa gjumë”?! Komshiu me kokën poshtë i tha: “Të kërkon operativ Bujari”.

-“Pse…”? – e pyeti.
-“Nuk e di”! – u përgjigj shoku.
-“Ku është, te lokali”?! Mendoi se e ka ftuar të pinë ndonjë kafe bashkë, të gjithë kujtonin se e kishin shok, ishte privilegj i madh, të pijë kafe me të.

-“Jo, jo! te dhoma që kanë këtu”.
-“Epo, mirë, shko! Sa të vishem”.

-“Po mos u vono, kështu më tha”. Këta nuk e dinin se Operativi nuk kishte shokë, se ai ishte më i rrezikshëm se ujku; ujku e ndiqte tufën gjithë ditën, priste të ndahej ndonjë bagëti nga tufa, ta rrëmbente, kishte raste që pas gjithë atij mundimi, ujku mund të vritej nga bariu, kurse Operativet, për të kapur gjahun, nuk mundohej fare, e kërkonte në zyrë dhe viktima shkonte vetë.

Kur vajti të dhoma e Bujarit, dera ishte gjysmë hapur, Ibrahimi e shtyu derën si herët e tjera, kur e ftonte për kafe – dhe, duke qeshur, sapo do e përshëndeste si herët e tjera, papritmas dëgjoi një Britmë: “Ku futesh kështu pa trokitur, në shtëpinë tënde! Jashtë”.

Për një moment Ibrahimi, mbeti si i ngrirë në derë, duke e shikuar, mundi të thotë; “Më.. më… më fal shoku Bujar! Erdha si herët e tjera”. U zmbraps dhe trokiti. Nga lodhja dhe pa gjumësia ishte këputur, përçmimi dhe pritja e gjatë, e legjendisi fare. Më në fund, dëgjoi Bujarin; “Hyr”!

Ishin të dy më këmbë, ballë për ballë, njëri shikonte i habitur pa kuptuar, pse sot Bujari po e shikonte me egërsi? Nga sikleti, iu djersit balli. Papritmas dëgjoi, ti thotë: “Pa më thuaj, more -mut muti- ç’e kishe gjithë atë gëzim sot”?! “Ç’a gëzimi, shoku Bujar?! Unë sa erdha nga puna”!

-“Partinë gënjen ti, ëh! E di ti, kush jam unë”? Dhe iu afrua
-Jo shoku…. nu….nuk po gënjej…! -“Ke thënë te lokali: sot është dita jonë! Pse është dita jote sot”?!

-Ibrahim qeshi, kujtoj se po bënte shaka Bujari- “Si gjithnjë shoku Bujar: një kafe një raki, se, sot është dita jonë- i thash klubistit”. –“Po pse është dita jote sot, ëh”! –“Sot nuk është tamam se, nuk është ditë rrogash – tha duke qeshur – po ti e di që kjo është bërë zakon ta themi, edhe herët e tjera”.

-“Ashtu, si herët tjera ëhhh? Na, ta tregoj unë si është dita jote, qen e biri i qenit”- ja futi syve, Ibrahimi nuk po kuptonte, “shoku … shoku….”, po të parën e pasoj e dyta, e treta e me radhë, Ibrahimi nuk mund ta shqiptonte emrin e operativit. Kur Bujari po rrinte më këmbë, Ibrahimi me lot në sy, mund të thotë: “Po pse more shoku Operativ, pse ma bëre këtë?!

-“Pse, ça do ti, të përkëdhel, edhe burgun e ke pak, për atë që ke bërë, dhe…”! –“Po kështu kemi thënë gjithnjë, kur marrim rrogat, kështu thash edhe sot”. –“Sot që të gjithë shqiptarë qajnë, për ty qenka ditë gëzimi, ëhhh”!? –“Pse shoku operativ, ça ka ndodhur”?!

-“Sot që ka ndërruar jetë udhëheqësi ynë, ti na je zgërdhirë si ato putanat, në lokal, kaq shumë qenke gëzuar, ëh”?! Ibrahimi e shikoi, i ra kokës me grusht – për të treguar dhimbjen që ndjeu, duke e shikuar, sikur shikonte viktima xhelati. Bujari sot, nuk ishte ai tavolinës që i buzëqeshte, kur i shkonte porosia. “A e di se me këtë, u ke bërë qejfin armiqve? Edhe burgun pak ke, me atë që ke thënë”.

-“Nuk di gjë, të betohem, unë sapo erdha nga puna, piva kafen dhe rashë në gjumë”. –“Nuk ke dëgjuar gjë fare, nuk të tha njeri? Po radion, nuk e dëgjove”?! –“Po, jo o shoku Bujar, ku pata kohë të dëgjoj radio, sa u futë në shtëpi, rashë në gjumë, të betohem” dhe u shkreh në vaj prapë. –“Po e di, se kjo që ke bërë ti, quhet armiqësi”? E kapi për jake, e shtyu jashtë: “Zhduku, m’u hiq nga sytë, dhe këto dit, mos u largo nga sektori”!- i tha.

Gjithë ato ditë- Ibrahimi, priste mos e arrestonin. Tani e kuptoi Ibrahimi, se biografia nuk të shpëtonte. Të gjithë në familjen e Ibrahimit, ishin të trishtuar, frika e torturoi për shumë kohë, fjalën:- “Sot është dita jonë”, dhe kur e përdornin tjerët, kishte frikë ta dëgjonte. Kur shikonte Bujar Pezën te cepi i lokalit, sa nuk i binte pika, kur merrte kafen- i thoshte banakierit: “Çoi shokut Buja….”, banakieri i thoshte: mirë, duke buzëqeshur e, duke luajtur kokën.

Kafen e pinte sa më shpejt, që të largohej prej aty. Një ditë kur kthehej nga puna, një shok e pyeti: – “O Bimi, pse je dobësuar kaq shumë more, ke qen gjë sëmurë”?! Ibrahimi e shikoi pak- i tha: “Po, shumë sëmurë, kam qenë”. -Pse, ça pate?

-“Si gjithnjë, piva një kafe një raki, nuk di pse, po desh vdiqa, vuajta shumë, aq shumë sa, shpirti ma di. – “Qëllon nga një herë, s’dihet si qëllon trupi i njeriut, ndoshta nuk ta pranon stomaku. Të shkuara”! – i tha shoku. Faleminderit! – iu përgjigj Ibrahimi. Memorie.al

Previous Post

Historia tronditëse e tregtarëve dhe e pasanikëve beratas që s’dorëzonin arin: I pari u qëllua me revole pas veshit

Next Post

Politika e fundit: Pronarët dhe punëdhënësit do të goditen në politikën e re për emigracionin e paligjshëm

albnews

albnews

Related Posts

Trump lëviz për të mbyllur Zërin e Amerikës
Albania

Trump lëviz për të mbyllur Zërin e Amerikës

16 March, 2025
Ligji i Shqipërisë? Si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Soros
Albania

Ligji i Shqipërisë? Si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Soros

1 February, 2025
Kërkesat antiligjore të KQZ-së për regjistrimin e emigrantëve dhe loja e pistë  nën rrogoz e PS me votën e diasporës dhe “Naiviteti i PD” pa e kuptuar se djalli fshihet në detaje!
Albania

Kërkesat antiligjore të KQZ-së për regjistrimin e emigrantëve dhe loja e pistë  nën rrogoz e PS me votën e diasporës dhe “Naiviteti i PD” pa e kuptuar se djalli fshihet në detaje!

30 January, 2025
Next Post
Politika e fundit: Pronarët dhe punëdhënësit do të goditen në politikën e re për emigracionin e paligjshëm

Politika e fundit: Pronarët dhe punëdhënësit do të goditen në politikën e re për emigracionin e paligjshëm

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
EMRI/ Qëllohet pas shpine, vritet i riu në Durrës

EMRI/ Qëllohet pas shpine, vritet i riu në Durrës

20 May, 2025
Rritet euro në gjysmën e dytë të 2025? – Themeli: Pritet që kursi i këmbimit të mos jetë aq i fortë sa në 2024

Rritet euro në gjysmën e dytë të 2025? – Themeli: Pritet që kursi i këmbimit të mos jetë aq i fortë sa në 2024

20 May, 2025
Britania hedh në Detin e Veriut nëndetësen pa pilot për të ndalur “flotën hije” të Rusisë

Britania hedh në Detin e Veriut nëndetësen pa pilot për të ndalur “flotën hije” të Rusisë

19 May, 2025
Fitoi mandatin e 4-të, Rama bën propozime konkretet se si të ‘shkrijë’ SPAK-un, kundërshton Dumani

Fitoi mandatin e 4-të, Rama bën propozime konkretet se si të ‘shkrijë’ SPAK-un, kundërshton Dumani

19 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4718 shares
    Share 1887 Tweet 1180
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2398 shares
    Share 959 Tweet 600
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1869 shares
    Share 748 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1811 shares
    Share 724 Tweet 453
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1696 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM