Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e së hënës në qendër të Selanikut ku pas një sherri ka humbur jetën një 50-vjeçari. Sipas informacioneve mësohet se 50-vjeçari ka humbur jetën pas një sherri me një postier.
Gjithçka ka ndodhur në mesditë e së hënës në pedonalen e “Agia Sofisë”, kur dy personat kanë debatuar me njëri-tjetrin. Sherri dyshohet se ka nisur pasi viktima i ka bërë një vërejtje postierit për shkak se ky i fundit ka kaluar me motorin e tij në rrugën e këmbësorëve.
Në konflikt e sipër ai e ka goditur me grusht klientin, të cilit i ka rënë të fikët dhe me ambulancën e EKAV-ut është dërguar në spital. 50-vjeçari dha frymën e fundit mesditën e së martës, ndërsa 27-vjeçari u arrestua dhe pritet të dalë në Prokurori.