Zyrtarët policorë sot rreth orës 16:45 kanë privuar nga liria I.J (36), E.D (36) dhe M.R (37) të gjithë nga fshati Studeniçan i Shkupit.
Ministria e Punëve të Brendshme bën të ditur se sot rreth orës 9 ata janë arratisur nga burgu i Idrizovës ku kanë vuajtur dënimin.
“Pas ndërmarrjes së masave, tre personat janë parë në Dollno Lisiçe me automjet Golf me tabela të Shkupit. Ata nuk janë ndalur nga zyrtarët policorë dhe kanë vazhduar deri në fshatin Jurumleri, por janë ndaluar dhe arrestuar”, sqarojnë nga policia e Maqedonisë. I.J ka qenë i dënuar me burg prej 11 vjet ndërsa burgimin i mbetur është 5 vjet e 3 muaj. E.D ka qenë i dënuar për 7 vjet burg kurse dhe kanë ngelur edhe 18 muaj, kurse M.R ka qenë i dënuar me 8 vjet kurse edhe 3 vjet i kanë mbetur deri në fund./