Virgin Galactic nis misionin e dytë komercial në hapësirë.

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Virgin Galactic, kompania e turizmit hapësinor e themeluar nga miliarderi britanik Richard Branson,  nisi misionin e dytë komercial në hapësirë.

Ajo transportoi astronautë në bordin e aeroplanit VSS Unity SpaceShipTwo. 

Pasagjerët ishin ish-olimpisti dhe aventurieri britanik Jon Goodwin, 80 vjeç, i cili vuan nga sëmundja e Parkinsonit dhe dy astronaute nënë-bijë nga Karaibet. 

Pas kthimit në Tokë, Goodwin e përshkroi fluturimin si “një përvojë krejtësisht surreale” dhe ” ditën më emocionuese të jetës së tij”. 

Anija kozmike u ngrit 88,5 kilometra mbi sipërfaqen e tokës, ku pasagjerët përjetuan momente ku forca gravitacionale ishte zero, përpara se të ktheheshin në portin hapësinor. 

Ky është udhëtimi i shtatë i Virgin Galactic në hapësirë që nga viti 2018, por i pari që çoi turistët me pagesë në hapësirë. 

Kompania e turizmit hapësinor, do të ofrojë udhëtime për klientët, duke u bashkuar me Blue Origin të Jeff Bezos dhe SpaceX të Elon Musk. 

Virgin Galactic ka shitur rreth 800 bileta, 600 prej të cilave e kalojnë vlerën e 450 mijë dollarëve, ndërsa pjesa tjetër është shitur për 250 mijë dollarë. 

Share This Article