P
Sokol Cikalleshi është rikthyer te Konyaspor, pas përfundimit të huazimit në Arabinë Saudite, dhe këtë gjë e ka bërë në mënyrën më të mirë të mundshme.
Sulmuesi i kombëtares shqiptare i ka dhuruar një pikë skuadrës së tij në ndeshjen e parë të Superligës turke. Konyaspor-Istanbulspor u mbyll me barazimin 1-1. Ishin miqtë ata që realizuan të parët me Yilmaz në minutën e 6’, ndërsa e mbajtën këtë avantazh deri në minutën e 86’.
Ishte ky moment kur Cikalleshi barazoi rezultatin duke i dhuruar skuadrës së tij një pikë.