Shuma e madhe e parave që do të marr ish drejtori Ed Woodward nëse sheikët e blejnë përfundimisht Manchester Unitedin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish- drejtori gjeneral i Manchester United, Ed Woodward e ka të garantuar të marrë një shumë të madhe parash nëse Sheikh Jassim bin Al Thani është i suksesshëm në blerjen e klubit.

Sipas The Times, Woodward aktualisht zotëron rreth 551,486 të aksioneve të klubit “Klasa A” në bursë.

Këto janë aksionet kryesore që zotërojnë ata që mund të kenë fjalën e tyre për vendimet që merr klubi në lidhje me gjëra të tilla si një blerje apo aspekte financiare.

Nëse Sheikh Jassim merr mbi 100% të klubit, atëherë Woodward do të marrë një pagesë prej 14 milionë funtesh.

Kjo do të ishte një shumë e madhe për ish-CEO, i cili u largua nga klubi vitin e kaluar pasi qëndroi në Man United për më shumë se një dekadë.

Në këtë pikë, Glazerët janë ata që po vonojnë rezultatin e procesit të shitjes, pasi ata vendosin nëse do t’ia shesin apo jo te Sheikh Jasimit.

Share This Article