Paqja në Ballkanin Perëndimor po rrezikohet. Ambiciet për “Serbinë e Madhe”, vazhdojnë.
Janë vetëm disa prej konkluzioneve të artikullit me titull: “Si mund ta parandalojë BE-ja Serbinë e Madhe me disa qindra ushtarë”, të autorit Alexander Rothert të publikuar në gazetën “Neue Zurcher Zeitung”.
Në artikull theksohet se presidenti i Republikës Serbe në Bosnjë dhe Hercegovinë, Milorad Dodik, po tenton të krijojë forca ushtarake paralele.
Sipas autorit, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, po bën përpjekje për ta realizuar projektin e nisur nga paraardhësi i tij, Sllobodan Millosheviç.
Rothert ka thënë se projekti mbështetet në presidentin e Rusisë, Vladimir Putini, të njohur si “Bota ruse”, dhe tani quhet “Bota serbe”.
Në artikull është thënë se protagonisti kryesor i realizimit të projektit është shefi i shërbimit inteligjent serb, Aleksandër Vulin.
Ky i fundit, është sanksionuar nga ShBA-ja për shkak të besnikërisë ndaj Moskës, së bashku me liderin serbëve të BeH, Millorad Dodik.
Aleksandër Vulin dhe Millorad Dodik, kishin marrë pjesë në një “forum sigurie” në Rusi