Në pjesën e komunikimit është një fjalë e vetme që mund të shkaktojë lehtësisht keqkuptime. E përdorim shumë herë në mënyrë paradoksale në jetën e përditshme, saqë as nuk e kuptojmë se e kemi përfshirë me aq pasion në fjalorin tonë.
Kjo fjalë shkakton shqetësim te të tjerët. Nëse nuk mund ta mendoni se kush është ajo, ekspertët e bëjnë më të lehtë. Së pari do t’ju japim disa shembuj në mënyrë që ta dalloni përpara se ta zbulojmë ne. “Do të përpiqem të arrij herët atje “/ “Do të përpiqem të dërgoj emailin deri sonte.”
E keni kuptuar që bëhet fjalë për “Do përpiqem”. Kjo tregon se nuk është prioriteti ynë, por nuk jemi mjaft të sinqertë për t’ju thënë në fytyrë.
Pse nuk duhet të thoni kurrë “do të përpiqem”?
1. Shkatërron vetëbesimin
Sidomos, në aspektin professional, “do të përpiqem” dhe “ndoshta” nuk ndihmojnë imazhin tuaj.
2. Tregon pavendosmëri
Kur përdorni një fjalor të fortë që nuk u lë vend të tjerëve të besojnë e mbani fjalën, me “do të përpiqem” tregoni se i thyeni premtimet.
3. Nuk frymëzon askënd
Duke përdorur fraza që nuk tregojnë besim në personin tjetër dhe në veten tuaj, ju nuk jeni duke frymëzuar, por vetëm duke shkaktuar dyshime.