Rusia ka ulur flamujt në gjysmështizë në nder të 35 viktimave që humbën jetën si pasojë e një shpërthimi në një pikë karburanti.
Ngjarja ndodhi të hënën në mbrëmje në qytetin Mahaçkala, në rajonin e Dagestanit.
Djegia e dy cisternave me naftë dyshohet se u provokua nga një automjet që ishte në servis, duke përhapur flakët edhe në banesat përreth.
Ministria ruse për Emergjencat raportoi se të paktën 100 persona mbetën të plagosur, ndërsa vijuan operacionet për kërkimin e viktimave të mundshme.
Shërbimet zjarrfikëse u njoftuan për incidentin dhe me të mbërritur në vendngjarje u desh të punojnë për shuarjen e zjarrit të shpërndarë në një sipërfaqe rreth 60 metra katrorë.
“Shpërthimi ndodhi në një stacion përgjatë autostradës Astrakan–Makaçkala. Kryetari i Dagestanit i shpreh ngushëllimet familjeve dhe miqve të atyre që u vranë. 15 Gushti është shpallur ditë zie në Republikën e Dagestanit,” njoftoi rajoni kaukazian.
Me rastin e kësaj dite, përveç flamujve në gjysmështizë, është rekomanduar të anulohen shfaqjet kulturore dhe transmetimi në televizion i aktiviteteve argëtuese.