“S’ka pasur shkëmbim zjarri”- Të shtënat me armë në Sarandë, policia: Personi që qëlloi është…

albnews
By
1 Min Read

Policia ka dhënë detaje nga të shtënat me armë në qytetin e Sarandës.

Sipas policisë nuk ka pasur shkëmbim zjarri, por një person ka shkrepur aksidentalisht armë.

Bëhet fjalë për 23-vjeçarin Klaudio Qendros , të cilit dyshohet t’i jetë shkrepur arma aksidentalisht.

Gjithashtu sqarohet se nuk ka të plagosur, por autori ka braktisur menjëherë mjeti dhe është larguar me vrap.

Ndërkohë shërbimet e policisë janë vënë në ndjekje të tij.

Share This Article