Për të 17-in vit me radhë Lezha kremton “Ditën e Shtegtarëve”, një festë që u dedikohet emigrantëve të cilët në këtë periudhë kthehen në vendlindje.
Aktivitetet për këtë festë të kthyer në traditë nisin me ndeshje futbolli mes një grupi qytetaresh dhe emigrantesh të cilët janë kthyer për pushime verore pranë familjeve të tyre.
Sipas organizatorëve, festa e shtegtarëve shënjon një ditë bashkimi mes vendasve dhe atyre që jetojnë jashtë Shqipërisë.
Veprimtaritë për “Ditën e Shtegtarëve” do të kulmojnë mbrëmjen e kësaj të martë në sheshin “Gjergj Kastrioti” me një koncert festiv me pjesëmarrjen e artistëve të ndryshëm të skenës shqiptare.
Festës e cila do të zgjasë për disa orë pritet t’i bashkohen dhjetëra emigrantë dhe qytetarë lezhjanë, duke kaluar çaste gëzimi dhe argëtimi në këto ditë të nxehta gushti.