Pas tre emrave të nominuar për trajnerin e vitit nga UEFA, ku Guardiola, Inzaghi dhe Spalletti konkurrojnë së bashkuë, tashmë UEFA ka bërë me dije dhe tre lojtarët të cilët do të konkurrojnë së bashku për çmimin e lojtarit më të mirë të vitit.
Leo Messi, Haaland dhe De Bruyne do të jenë tre lojtarët të cilët do të garojnë për të vituar këtë çmim prestigjoz personal.
Të gjitha gjasat janë që më 31 gusht, Messi ta fitojë këtë çmim, pasi mbi të gjitha, trofeu i Kupës së Botës me Argjentinën padyshim që i jep një avantazh të madh lojtarit të Inter Miami.