ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Më shumë se 60 të vdekur nga tajfuni që shkakton kaos në Filipine (video) 1 hour ago
Ai i fitoi paratë duke shitur deve dhe ar. Tani ky komandant lufte kontrollon gjysmën e Sudanit. 1 hour ago
Narko-nëndetëse me 1.7 ton kokainë të sekuestruar në Atlantik (video) 1 hour ago
Vdekja e Dick Cheney-t është një humbje për kombin, thotë George W. Bush 1 hour ago
Titujt e Gazetave në UK 2 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz Kulture

Shqipja mbi 6 000 vjet e vjetër, klasifikimi ndërkombëtar ende i pakonfirmuar nga shkenca shqiptare

albnews by albnews
17 August, 2023
in Kulture, Shqiperia
0
Shqipja mbi 6 000 vjet e vjetër, klasifikimi ndërkombëtar ende i pakonfirmuar nga shkenca shqiptare
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Nëse dikush kërkon të gjejë se cilës gjuhë i takon fjala “natë”, nuk është më ndonjë çudi që kjo t’i takojë shqipes. Arsyeja është shumë e thjeshtë: popullsia që e flet sot këtë gjuhë e ka ADN-në nga 6 000–8 000 vjet më parë.

Pas studimesh shumëvjeçare e me grupe të mëdha studiuesish ndërkombëtarë, edhe pse nuk dinë shqip, origjina e fjalëve të përbashkëta në të gjithë indoeuropianishten ka treguar, siç publikohet edhe në artikullin e fundit në Science, se mosha e shqipes, gjuhë krejtësisht më vete, është po aq e lashtë sa gjendja e përbashkët armenishte e greqishte e vjetër, së paku rreth 6 000 vjet më parë.

RelatedPosts

Hiqej si efektiv, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë. Sekuestrohen uniforma policie, grada dhe armë

Muzika e parë e njerëzimit – Nga flauti prehistorik te pianoja klasike

‘Jepni paratë tuaja’, u thotë Billie Eilish miliarderëve(video)

Ndërsa për këto dy të fundit ka pasur një ndarje si gjuhë më vete nga ajo gjendje, përveç stadit si armenishte e vjetër dhe greqishte e vjetër, shqipja tregon një vazhdimësi që mund të thuhet pa frikë se gjuha e folur para 6 000 vjetësh nuk është ndërprerë.

Studimi ka rezultuar se 161 gjuhët e familjes indoeuropiane fliten nga pothuajse gjysma e popullsisë së botës, por origjina e tyre dhe modelet e përhapjes janë të diskutueshme.

Në këtë realitet, vënia e një moshe më të qartë për shqipen e shqiptarëve e cila edhe në paraqitjen me pemë të gjuhëve indoeuropiane qëndronte pranë trungut, përveçse i ka siguruar studiuesit për etapat historike, jep mundësi për interpretime të reja gjuhësore.

Por, edhe pas këtij botimi, studiues e rrethe të lidhura me fenomenin në Shqipëri e kudo ku flitet shqip kanë vazhduar të jenë po aq kaotikë sa edhe në vitet e fundit me opinione e komente në rrjete sociale.

Kjo ka prekur jo vetëm diskutimet pseudoshkencore, por edhe ato zyrtare të akademikëve të cilët ende nuk janë shprehur mbi studimet e të huajve për shqipen e popullsinë që e ka folur atë më së paku 6 000 vjet më parë.

Anashkalimi më i rëndësishëm është i dukshëm që nga shtatori: A do të ketë ndryshim apo plotësim në programet shkollore e akademike për zbulimin shkencor prestigjioz të të huajve për gjuhën tonë?

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Më shumë se 60 të vdekur nga tajfuni që shkakton kaos në Filipine (video)

Më shumë se 60 të vdekur nga tajfuni që shkakton kaos në Filipine (video)

5 November, 2025
Ai i fitoi paratë duke shitur deve dhe ar. Tani ky komandant lufte kontrollon gjysmën e Sudanit.

Ai i fitoi paratë duke shitur deve dhe ar. Tani ky komandant lufte kontrollon gjysmën e Sudanit.

5 November, 2025
Narko-nëndetëse me 1.7 ton kokainë të sekuestruar në Atlantik  (video)

Narko-nëndetëse me 1.7 ton kokainë të sekuestruar në Atlantik (video)

5 November, 2025
Vdekja e Dick Cheney-t është një humbje për kombin, thotë George W. Bush

Vdekja e Dick Cheney-t është një humbje për kombin, thotë George W. Bush

5 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result