ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Veliaj i përgjigjet shkresës së Këshillit Bashkiak: S’jam informuar zyrtarisht për mbledhjen për shkarkimin tim 12 hours ago
Shpikjet e lashta greke që ndikojnë ende në botë 13 hours ago
Java Europiane e Mobilitetit, Bashkia Shkodër: Plani i Mobilitetit drejt diskutimit publik 13 hours ago
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, Spiropali në Nju-Jork: Shqipëria, aktor konstruktiv e i besueshëm në arenën ndërkombëtare 13 hours ago
Princ Harry merr goditjen e madhe nga mbreti Charles! 13 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz Shqiperia

“Tri firmat e Ilir Beqjas si autor absolut kryesor”, Berisha për “Sterilizimin”: Firmosi kontratën, me fjalë angleze la hapur dyer e dritare për të vjedhur sa më shumë

albnews by albnews
18 August, 2023
in Shqiperia
0
“Tri firmat e Ilir Beqjas si autor absolut kryesor”, Berisha për “Sterilizimin”: Firmosi kontratën, me fjalë angleze la hapur dyer e dritare për të vjedhur sa më shumë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ish-kryeministri Sali Berisha e nisi konferencën e përjavshme për mediat me çështjen e sterilizimit. Që në nisje të fjalës së tij Berisha pohoi se kjo është vjedhja e dytë më e madhe e shekullit për shqiptarët duke akuzuar drejtpërdrejt ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqjan si autorin absolut kryesor.

Berisha u ndal në tre firmat e hedhura nga Beqja, me të cilat sipas tij lumturoi Lilon e tij brenda natës, duke iu referuar biznesmenit Ilir Rrapaj.

RelatedPosts

Veliaj i përgjigjet shkresës së Këshillit Bashkiak: S’jam informuar zyrtarisht për mbledhjen për shkarkimin tim

Java Europiane e Mobilitetit, Bashkia Shkodër: Plani i Mobilitetit drejt diskutimit publik

Shpërndante përmbajtje pornografike të të miturve, arrestohet 24-vjeçari 

“Koncesionet në shëndetësi janë në të gjitha aspektet vjedhja e dytë më e madhe në Shqipëri. Fatura e tyre minimale, e përcaktuar si faturë dysheme në kontrata për 10 vitet, por është në letër, shkon në 450 mln euro apo 45.5 mld lekë. Por sipas zbatimit dhe vjedhjeve që bëhen gjatë zbatimit të këtyre praktikave, kjo faturë ka të gjitha potencialet të shkojë 900 milionë deri 1 mld euro mbi shpatullat e shqiptarëve. Sot çështje ditë është sterilizimi dhe koncesioni i sterilizimit, që ishte parashikuar t’iu kushtonte në 10 vite taksapaguesve në kursin e atëhershëm, 100 mln euro. Në 5 vitet e para ka kushtuar për shkak të vjedhjeve 76 milionë euro. Pra kjo faturë pritet të shkojë deri në 170 mln euro. Autorë kryesorë absolutë, por autori kryesor dhe mbështetësi i vjedhjes së dytë të shekullit, është Ilir Beqja dhe Edi Rama. Janë të paprekshëm dhe mbi ligjin. Duke përshëndetur, duke vlerësuar çdo akt të zbatimit të ligjit, duke konsideruar legjitime të gjithë urdhër-arrestet të lëshuar nga gjykata me kërkesë të prokurorisë për aferën, unë uroj që qytetarët shqiptarë mos të pengojnë degëzat dhe gjethet të shohin trungjet. Se kjo do të ishte një katastrofë”, deklaroi Berisha.

Sipas tij, e vërteta e pamohueshme është se trungjet e kësaj afere të madhe janë Ilir Beqja dhe Edi Rama.
“Ilir Beqja është autor absolut kryesor i vjedhjes së dytë të shekullit sepse ka firmosur hapjen e procedurës për koncesionin, ka firmosur renditjen dhe pikëzimin në favor të firmës së Lilos së tij. Kurse së fundi një kompani e regjistruar në Kosovë me gjithsej 1 mijë euro. Ky Beqaj mendon se do t’i jepte kush 100 mln euro. Beqja ka firmosur kontratën në të cilën janë lënë të hapura dyer e dritare për të vjedhur sa më shumë. Në qoftë se lexoni kontratën Beqja ka firmosur në një kontratë ku thuhet ndër të tjera për elementë që kanë të bëjnë me paratë, to be defined, (për t’u përcaktuar), vë ombrellë një fjalë angleze. Apo, nuk thotë më shumë, por “further” në kontratën që ka firmosur për të mbuluar vjedhjen e tij me Lilon që e lumturoi brenda natës. Për këto shkaqe gjer sot, ndërmarrja Beqaj-Rrapaj ka firmosur nga taksapaguesit e varfër shqiptarë 76 mln euro. Beqaj i ka dhuruar mikut të tij, ose ka vendosur në emër të mikut të tij sipërmarrjen Beqaj-Rrapaj, duke përvetësuar si hajdut aparaturat më moderne të sterilizimit dhe gjithë logjistikë ne saj.”, theksoi Berisha.

Ai foli më tej për aparaturën e blerë nga qeveria e tij për sterilizimin. “Në 2007 qeveria mori një kredi nga Banka e Këshillit të Europës. Ndërtoi spitali ne urgjencës dhe diagnostikimit dhe katin përdhes në projekt ia përkushtoi sterilizimit. Për këtë qëllim qeveria me paratë e buxhetit bleu një aparaturë moderne 1.7 mln euro për sterilizimin. Kjo organizatë kriminale në pushtet ka kryer vjedhjet më të paimagjinueshme ndaj taksave dhe pronave tuaja . Cilido që pret se do ketë një hetim, se drejtësia do bëhet jashtë regjisë, mashtron veten. Kemi të bëjmë me një drejtësi totalisht me regji, ndaj dhe ne duhet të ngrihemi. Prej dy vitesh, autorët qëndrojnë të pacenuar dhe hedhin kocka apo koka turku në mënyrë që t’ju mashtrojnë. Asnjë popull kurrë nuk do të toleronte afera të tilla, megafarefa. Është në dorën tonë të rivendosim ligjin, shtetin ligjor duke larguar këtë organizatë kriminale”, tha Berisha.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Veliaj i përgjigjet shkresës së Këshillit Bashkiak: S’jam informuar zyrtarisht për mbledhjen për shkarkimin tim

Veliaj i përgjigjet shkresës së Këshillit Bashkiak: S’jam informuar zyrtarisht për mbledhjen për shkarkimin tim

22 September, 2025
Shpikjet e lashta greke që ndikojnë ende në botë

Shpikjet e lashta greke që ndikojnë ende në botë

22 September, 2025
Java Europiane e Mobilitetit, Bashkia Shkodër: Plani i Mobilitetit drejt diskutimit publik

Java Europiane e Mobilitetit, Bashkia Shkodër: Plani i Mobilitetit drejt diskutimit publik

22 September, 2025
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, Spiropali në Nju-Jork: Shqipëria, aktor konstruktiv e i besueshëm në arenën ndërkombëtare

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, Spiropali në Nju-Jork: Shqipëria, aktor konstruktiv e i besueshëm në arenën ndërkombëtare

22 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result