Arriti në 11 persona numri i viktimave nga shembja e një pallati shtatë katësh në periferi të Stambollit, në lagjen ”Kartal”, raportojnë mediat vendase.
Katër persona u gjetën nën rrënoja dje në mbrëmje duke çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 11.
Të paktën 13 persona janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat, ndërsa janë intensifikuar kërkimet për të shpëtuar persona të tjerë.