Ministrja Kushi promovon bukuritë e Shqipërisë: Kepi i Rodonit, një thesar plot bukuri dhe histori në Adriatik që nuk duhet humbur

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Këtë të diel Ministrja Kushi ka zgjedhur të postojë në rrjete sociale pamje nga Kepi i Rodonit.

Znj. Kushi në përshkrimin e saj shkruan se Kepi i Rodonit është një tjetër perlë e Adriatikut që fton të gjithë pushuesit për të shijuar jo vetëm plazhin e mrekullueshëm, por edhe historinë që mbart ky vend.

“Jo vetëm Riviera e Jonit në jug të 🇦🇱 Shqipërisë, por edhe Adriatiku ofron thesare plot bukuri dhe histori për t’u shijuar nga të gjithë vizitorët vendas e të huaj.
Një prej tyre është edhe Kepi i Rodonit, me kalanë e ndërtuar buzë detit nga Skënderbeu, Kishën e Shna Ndout që njihet si “kisha e mrekullive”, panoramën mahnitëse dhe plot atraksione që e bëjnë këtë zonë ndër më të preferuarat në hartën turistike të Adriatikut” – shkruan ministrja.

Share This Article