Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy iu drejtua parlamentit danez në Kopenhagë këtë mëngjes, duke falënderuar politikanët danezë për ndihmën e vendit për t’i rezistuar pushtimit të Rusisë, një ditë pasi Danimarka dhe Holanda njoftuan se do t’i dërgonin Kievit avionë luftarakë F-16 të prodhimit amerikan.
Ai paralajmëroi se nëse Rusia do të kishte sukses në luftë, atëherë vende të tjera të Europës do të rrezikoheshin nga agresioni ushtarak i Kremlinit.
“Të gjithë fqinjët e Rusisë janë të rrezikuar nëse Ukraina nuk fitom.
E drejta ndërkombëtare nuk do të ringjallet, demokracitë e botës, secila prej tyre mund të bëhet shënjestër qoftë për raketa, qoftë për mercenarët, qoftë për destabilizimin.
Por Ukraina do të fitojë. Faleminderit për gjithë ndihmën e dhënë Ukrainës,” tha Zelensky.