Dueli kuqezi në La Ligën spanjolle mes Myrto Uzunit dhe Ivan Balliut ka parë fitues këtë të fundit.
Rajo Vajekano arriti të fitonte në transfertë me rezultatin 0-2, me golat e Garsias dhe Sis në pjesën e dytë.
Të dy lojtarët e Kombëtares, si Uzuni dhe Balliu, ishin titullarë dhe luajtën për gjatë gjithë takimit.
Granada mori humbjen e dytë, ndërsa Vajekano fitoren e dytë dhe renditet pas Realit kryesues.