ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Trump urdhëron nisjen e hetimeve për Fondacionin Soros 2 hours ago
Financial Times zbardh planin: Ja si do e drejtojë Tony Blair Gazën! 2 hours ago
Vetëm 10 italianë nga 61 nxënës në një shkollë fillore, plasin polemikat në Itali 2 hours ago
Zbulohen maskotat e Botërorit 2026 3 hours ago
Shqipëria, mes 10 vendeve që po përjetojnë tkurrje më të madhe të popullsisë në botë. Kosova, e para 3 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Silvinjo kërkon të përforcojë mbrojtjen, mund të rikthejë në skuadër një nga heronjtë e Europianit

albnews by albnews
24 August, 2023
in Albania
0
Silvinjo kërkon të përforcojë mbrojtjen, mund të rikthejë në skuadër një nga heronjtë e Europianit
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Forma e mirë dhe garancia në mbrojte po i rrit kuotat Arlind Ajetit për rikthimin e tij në Kombëtaren shqiptare. Mbrojtësi i qendrës ka bërë një nisje të mirë të sezonit në Superligën rumune me Kluzhin, ku, përveç paraqitjeve të shkëlqyera, në katër ndeshjet e zhvilluara ka shënuar edhe një gol.

Për herë të fundit Ajeti u grumbullua shtatorin e kaluar, kur Edi Reja i besoi një vend titullari në ndeshjen ndaj Izraelit në Ligën e Kombeve. Tani, një vit më vonë, 29-vjeçari pritet që të rikthehet në ekipin kombëtar nga trajneri Silvinjo për ndeshjet e shtatorit në kualifikueset e Europianit 2024, që do të zhvillohet në Gjermani verën e ardhshme.

RelatedPosts

Shqipëria, mes 10 vendeve që po përjetojnë tkurrje më të madhe të popullsisë në botë. Kosova, e para

EMRAT/ Vrasja e Klevis Lleshit, dy në pranga e dy në kërkim, Sky ECC çoi SPAK tek autorët

Magazina e drogës/ Ky është çifti që transportoi valixhen me “Toyota Yaris”, roli i 5 të arrestuarve

SITUATA- Edhe pse me ulje e ngritje në vitet e fundit, Ajetin e favorizon eksperienca që ka. Ai ka luajtur në Serinë A, Serinë B, apo edhe në Europianin e 2016-ës, ku Shqipëria mori pjesë. Ndërkohë, sezonin e kaluar ishte një edicion i mirë për të, pasi me Pordenonen në Serinë C luajti 33 ndeshje dhe shënoi 6 gola, rekord personal për një sezon. Jo më kot erdhi transferimi te Kluzhi, aty ku mbrojtësi po shfaq një formë të mirë në javët e para dhe është bërë menjëherë një pikë kyçe në repartin e mbrojtjes për ekipin rumun.

SHANSET- Duke ditur që kundërshtarët e radhës, si Çekia dhe Polonia, janë të fortë në luftën në ajër, Ajeti mund të themi se është mbrojtësi i duhur për të neutralizuar një rival me një mënyrë të tillë loje. Ai është një pikë e fortë në goditjet standarde, si në fazën mbrojtëse, por edhe kur ato janë në favorin tonë, me kërcimin e tij gjen shpesh golin me kokë. Kështu Silvinjo ka menduar që t’i japë një shans Arlind Ajetit për dy përballjet e radhës, që janë tepër të rëndësishme për fatet e Shqipërisë në këto kualifikuese, me Çekinë më 7 shtator dhe Poloninë tri ditë më vonë.

KONKURRENCA- Aktualisht në mbrojtjen kuqezi, lojtarët që Silvinjo pritet t’u besojë janë Berat Gjimshiti, Ardian Ismajli dhe Frederik Veseli, ndërkohë që në pikëpyetje për këto dy ndeshje është i riu Adrian Bajrami. Marash Kumbulla është i dëmtuar, ndërsa Enea Mihaj nuk dihet nëse ka ndonjë shqetësim, pasi në dy ndeshjet e para të Famalikaos, klubit të tij në Superligën portugeze, nuk ka qenë i grumbulluar me ekipin. Kështu që për Ajetin do të ketë më shumë hapësirë në listën që braziliani pritet të publikojë këtë fundjavë.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Trump urdhëron nisjen e hetimeve për Fondacionin Soros

Trump urdhëron nisjen e hetimeve për Fondacionin Soros

26 September, 2025
Financial Times zbardh planin: Ja si do e drejtojë Tony Blair Gazën!

Financial Times zbardh planin: Ja si do e drejtojë Tony Blair Gazën!

26 September, 2025
Vetëm 10 italianë nga 61 nxënës në një shkollë fillore, plasin polemikat në Itali

Vetëm 10 italianë nga 61 nxënës në një shkollë fillore, plasin polemikat në Itali

26 September, 2025
Zbulohen maskotat e Botërorit 2026

Zbulohen maskotat e Botërorit 2026

26 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result