ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Dronët rusë në hapësirën ajrore polake, test për NATO-n 8 minutes ago
Deputetët e majtë kërkojnë që reformat të hidhen në koshin e plehrave në luftën e re civile të Partisë Laburiste kundër migracionit. 8 minutes ago
Arrestohet gazetari që xhiroi vajzat e presidentes, reagon Osmani 12 minutes ago
Starmer reagon për vrasjen e Charlie Kirk: Asnjë justifikim për dhunën politike 13 minutes ago
Katër qendërmbrojtësit që Real Madridi po synon për verën e vitit 2026 15 minutes ago
Next
Prev
Home Show - Biz Opinion

Si po përpiqet Rama të shpëtojë nga skandali dhe zhurma e aferës të inceneratorëve

albnews by albnews
25 August, 2023
in Opinion
0
Si po përpiqet Rama të shpëtojë nga skandali dhe zhurma e aferës të inceneratorëve
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Tashmë prej disa javësh, mediat e tij, propaganda e kryeministrit apo dhe ata që i shërbejnë me devotshmëri për të kapur ndonjë kockë, po kërkojnë që në mënyra nga më të ndryshmet, pra të mbyllin çështjen e inceneratorëve, ta bëjnë relative, ta bëjnë të thjeshtë, ta bëjnë sikur s’ka ndodhur asgjë, disa fatura janë vjedhur, janë vjedhur 5 milionë euro fatura fiktive, është një gjë e mirë, është bërë mirë landfillimi e të tjera si këto.

Kryeministri ka dashur të heqë çdo vëmendje nga afera e inceneratorëve pasi një skandal i madh i ka plasur, kontratat koncesionare i kanë dalë korruptive dhe SPAK-u ka drejtuar gishtin edhe tek ish-zëvendëskryeministri Ahmetaj, të cilit i ka hetuar dhe pasurinë.

RelatedPosts

Bowen: Diplomacia në rrënoja pasi Izraeli sulmon udhëheqësit e Hamasit në Katar

Pse emërimi i Shabana Mahmood mund të nënkuptojë një politikë më të ashpër ndaj imigracionit

Starmer rivendoset pas debatit me Rayner, por trazirat e Partisë Laburiste janë një dhuratë për Reformën

I ka arrestuar një ish-ministër, dhe dhjetra zyrtarë, gjithashtu për PPP-të apo koncesionet priten arrestime të reja.

Më pas u tentua që të shpallej një kullë si një problematikë e madhe, megjithëse kishte një vit apo më shumë që ishte dhënë leje si gjoja investim i Sali Berishës. Sikur prapa kullës ishte Saliu, pra në 2023, pas 10 viteve në pushtet të Ramës, kullën e investonte Saliu.

Gënjeshtrat e dirigjuara nga sektori propagandistik, për të hequr vëmendjen. U kuptua që skenaristi ishte ish-kreu i PD-së, Lulzim Basha, por edhe me benzinën e hedhur në zjarr nga Erion Veliaj.

Më pas një shpërthim i kontrolluar nga SPAK-u, nga prokurori Edvin Kondili, në lidhje me çështjen e sterilizimit, ku u arrestua një ish-zëvendësministër dhe administratori dhe pronari i shoqërisë koncesionare.

Si po përpiqet Rama të shpëtojë nga skandali dhe zhurma e

Foto ilustruese

Asnjë veprim ndaj zotit Ilir Beqaj, që në fakt në të gjitha aktet e lexuara nga kërkesa e çuar tek ai nga vetë prokurori Kondili te GJKKO duket qartë se shpërdorimi i detyrës është një vepër penale e kryer në të gjitha rastet, të paktën sipas të dhënave që SPAK-u ka dërguar para gjykatësit. Vetë gjykatësi ka kërkuar të thellohen hetimet për Beqajn dhe ish-ministrin Shkëlqim Cani.

Rama paralajmëron lëvizje në qeveri në heshtje dhe herë pas here përtej lajmeve negative, por ato i duhen si lajme e zhurmë në kohën e duhur.

Korrupsionit dhe aferave kryeministri tenton t’i lejë të rrjedhin dhe ti japë forcë dhe peshë tek lajmet e tij pozitive, siç ishte ai i Shpiragut sot apo kontributin e tij të palodhshëm gjatë kësaj stine vere në lidhje me turizmin në Shqipëri nga Velipoja deri në Ksamil, ku ditë pas dite kryeministri vazhdon të përcjellë lajmet e tij të mira, për zhvillimin e turizmit, për të ardhmen e turizmit dhe qershia mbi tortë ishin disa ditë pushime të kryeministres italiane Meloni në Vlorë.

Ndryshimet në qeveri duket se nuk ia zbehin Ramës lajmet e mira që do të ndajë, megjithëse  inceneratorët, sterilizimi, korrupsioni, skandalet, problematikat i qëndrojnë si sëpatë mbi kokë, të gjitha koncesionet që disa prej tyre ndoshta dhe janë në përfundim dhe pritet thjesht dhe vetëm që qeveria të reflektojë, apo të ndërhyjë t’i ndryshojë këto kontrata koncesionare që ka firmosur dhe të shpëtojë nga zullumi i bëmave dhe gjëmave të koncesioneve të cilat po ia prishin çdo “ëmbëlsi dhe mirësi” që kryeministri ynë bën për mëmëdheun./ CNA

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Dronët rusë në hapësirën ajrore polake, test për NATO-n

Dronët rusë në hapësirën ajrore polake, test për NATO-n

11 September, 2025
Deputetët e majtë kërkojnë që reformat të hidhen në koshin e plehrave në luftën e re civile të Partisë Laburiste kundër migracionit.

Deputetët e majtë kërkojnë që reformat të hidhen në koshin e plehrave në luftën e re civile të Partisë Laburiste kundër migracionit.

11 September, 2025
Arrestohet gazetari që xhiroi vajzat e presidentes, reagon Osmani

Arrestohet gazetari që xhiroi vajzat e presidentes, reagon Osmani

11 September, 2025
Starmer reagon për vrasjen e Charlie Kirk: Asnjë justifikim për dhunën politike

Starmer reagon për vrasjen e Charlie Kirk: Asnjë justifikim për dhunën politike

11 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result