ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Magazina e drogës/ Ky është çifti që transportoi valixhen me “Toyota Yaris”, roli i 5 të arrestuarve 1 hour ago
Tjetër alarm për dron në Danimarkë, mbyllen disa orë dy aeroporte 1 hour ago
Fluturimi i dronëve nga Serbia në veri, Hoxha: E kemi njoftuar KFOR-in 1 hour ago
Zonat më të ndotura me kimikate në Shqipëri, cilat janë “pikat e nxehta” 1 hour ago
Vrasja e vajzës keniane drejt mbylljes! Policia nuk sekuestroi provat në kohë. Nëna: E di kush është vrasësi 1 hour ago
Next
Prev
Home Albania

Pushtimi i dytë’ i Shqipërisë, 310 mijë italianë në 6 muaj, na ‘braktisin’ serbët

albnews by albnews
25 August, 2023
in Albania
0
Shtyhet afati për largimin e institucioneve të Serbisë nga ndërtesa e komunës në Mitrovicë të Veriut
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Shenjat e “pushtimit turistik” italian u panë që në muajt e parë të vitit. Kjo shifër në fund të qershorit kulmoi në 310 mijë vizitorë nga shteti fqinj duke shënuar rekord që në 6 mujorin e parë.

Të dhënat zyrtare tregojnë për një rritje me 57 për qind në raport me të njëjtën periudhë të 2022.

RelatedPosts

Shqipëria, mes 10 vendeve që po përjetojnë tkurrje më të madhe të popullsisë në botë. Kosova, e para

EMRAT/ Vrasja e Klevis Lleshit, dy në pranga e dy në kërkim, Sky ECC çoi SPAK tek autorët

Magazina e drogës/ Ky është çifti që transportoi valixhen me “Toyota Yaris”, roli i 5 të arrestuarve

Ky rekord pritet të thellohet në muajt në vazhdim pas publikimit të statistikave pasi prezenca e turistëve italianë gjatë korrikut dhe gushtit ka qenë e jashtëzakonshme duke e kthyer Shqipërinë në qendër të mediave italiane, forumeve dhe platformave

Për herë të parë që kur raportohen të dhënat, shtetasit italianë renditen të dytët për nga hyrjet në vend, me 9% të totalit, pas atyre të Kosovës. Më parë shtetasit italianë ishin renditur dhe pas Maqedonisë, Malit të Zi e Greqisë.

Pavarësisht dyndjes turistike, fronin për nga numri vijon ta mbajë ai i turizmit patriotik dhe konkretisht shqiptarët e Kosovës, me 40% të totalit. Nga Kosova kanë hyrë në Shqipëri për 6 muajt e parë të vitit mbi 1.38 milionë vizitorë apo 43 për qind më shumë sesa e njëjta periudhë e një viti më parë.

Shifrat tregojnë se për nga numri Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi janë respektivisht grupi i tretë dhe i katërt që edhe këtu pjesë dominuese ndër vite kanë qenë shqiptarët e trevave.

Në përqindje turistët nga Maqedonia e Veriut kanë pësuar një rritje me vetëm 1 për qind në janar-qershor krahasuar me të njëjtën periudhë të 2022 kurse nga Mali i Zi kjo përqindje është 39 për qind. Greqia është e pesta në renditje.

Turizmi i organizuar duket se ka gjithashtu zhvillime pozitive ku polakët të cilët prej vitesh vijnë në formë të organizuar kanë shënuar një tjetër numër rekord këtë vit. Nga janari në qershor ishin 59 mijë vizitorë apo 73 për qind më shumë sesa e njëjta periudhë e një viti më parë.

Spanjollët janë një tjetër grup që këtë vit ka pasur prezencë më të lartë konfirmuar edhe nga turoperatorët por dhe nga fillimi i turizmit të organizuar në zonën e Gjirit të Lalzit me një rritje me 1.3 herë më shumë në 6 muajt të parë të këtij viti.

Ndërkohë ajo që bie në sy është një rënie e turistëve nga Serbia. Këta të fundit rezultuan me shifra në rritje gjatë vitit 2020 dhe 2021 për shkak të kufizimeve të pandemisë dhe pamundësisë për të shkuar në destincione të tjera nisën të frekuentojnë Shqipërinë.

Kjo duket se ka qenë e përkohshme dhe në vitin 2022 u dhanë shenjat e para të kësaj tërheqje ku patëm një rënie të lehtë me 1 për qind të numrit të vizitorëve në raport me vitin 2021. Gjatë këtij viti kjo tendencë është forcuar dhe tërheqja e turistëve serbë nga Shqipëria është e qartë.

Numri i vizitorëve nga ky vend është 18 për qind më e ulët në janar-qershor 2023 në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ministria vlerëson se sipas INSTAT gjatë muajit Qershor 2023 kanë hyrë 1,007,033 vizitorë të huaj, vlerë kjo 66,6% më shumë se viti 2021 dhe 15% më shumë se muaji Qershor i 2022.

Gjatë gjashtëmujorit të parë kanë hyrë në vendin tonë 3,396,932 vizitorë të huaj. Rritja krahasuar me vitin 2021, është në vlerën 101,2% më shumë ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të 2022 rritja është 33% më shumë./Monitor


albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Magazina e drogës/ Ky është çifti që transportoi valixhen me “Toyota Yaris”, roli i 5 të arrestuarve

Magazina e drogës/ Ky është çifti që transportoi valixhen me “Toyota Yaris”, roli i 5 të arrestuarve

26 September, 2025
Tjetër alarm për dron në Danimarkë, mbyllen disa orë dy aeroporte

Tjetër alarm për dron në Danimarkë, mbyllen disa orë dy aeroporte

26 September, 2025
Fluturimi i dronëve nga Serbia në veri, Hoxha: E kemi njoftuar KFOR-in

Fluturimi i dronëve nga Serbia në veri, Hoxha: E kemi njoftuar KFOR-in

26 September, 2025
Zonat më të ndotura me kimikate në Shqipëri, cilat janë “pikat e nxehta”

Zonat më të ndotura me kimikate në Shqipëri, cilat janë “pikat e nxehta”

26 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result