Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku si pasojë e një sulmi racist kanë humbur jetën tre persona dhe është vetëvrarë autori.
Mediat e huaja shkruajnë se ngjarja ka ndodhur brenda një dyqani Jacksonville, në Florida ku një 20 vjeçar i bardhë i cili sipas autoriteve urrente njerëzit me ngjyrë ka qëlluar dhe ka vrarë tre persona, më pas veten.
“Ai i urrente njerëzit me ngjyrë,” tha sherifi i Jacksonville TK Waters në një konferencë shtypi.
Ndëqr të tjera autoritetet kanë theksuar se autori për sulmin ka përdorur një pistoletë Glock dhe një pushkë gjysmë automatike AR-15 me të paktën njërën nga armët e zjarrit të lyer me një svastika. Ai kishte veshur një jelek rezistent ndaj plumbave.
Sherifi tha se i armatosuri kishte lënë pas shkrime që i bënë hetuesit të besonin se ai kreu të shtënat, sepse ishte përvjetori i pestë kur një tjetër i armatosur hapi zjarr gjatë një turneu video-lojë në Jacksonville, duke vrarë dy persona përpara se të qëllonte për vdekje veten.