Kosova kërkon fitore ndaj Çekisë

albnews
By
1 Min Read

Kosova sot do të luajë ndeshjen më të rëndësishme në histori të saj, atë ndaj Çekisë.

“Dardanët” kanë udhëtuar në Çeki për tri pikë dhe këtë e konfirmuan edhe Valon Berisha e Bernard Challandes, në konferencën zyrtare për media, të mbajtur gjatë ditës së djeshme.

Stadiumi i Viktoria Plzen “Doosan Arena” do të jetë arena ku të besuarit e Challandes do të kërkojnë fitore për të mbajtur gjallë shpresat për një kualifikim historik të Kosovës në Kampionatin Evropian “Euro 2020”.

Ndeshja e parë mes Kosovës dhe Çekisë e zhvilluar në Prishtinë kishte përfunduar me fitoren e Kosovës me rezultat 2:1.

Gjyqtari kryesor i këtij dueli do të jetë italiani Rochi, i cili njihet si arbitër shumë autoritativ.

Tek të dyja kombëtaret do të mungojmë sulmuesit qendrorë. Vedat Muriqi e Herolind Shala në anën e Kosovës ndërsa tek çekët do të mungojë Patrick Schick.

Kosova renditet e treta në grup me një pikë më pak se Çekia e cila renditet e dyta. Ndërkohë që lider i grupit është Anglia.

Ndeshja mes Çekisë dhe Kosovës fillon nga ora 20:45.

Kujtojmë që pas tre ditësh, Kosova do ta presë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë kombëtaren e Anglisë.

Share This Article