Kualifikuese Euro 2024/ Del lista e Zvicrës, katër lojtarë shqiptarë të grumbulluar për ndeshjen ndaj Kosovës

albnews
By
1 Min Read

Zvicra do të përballet me Kosovën në transfertë me 9 shtator, ndërsa me 12 shtator pret modestët e Anodrrës. Në prag të këtyre takimeve kualifikuese të Euro 2024, trajneri Murat Yakin ka publikuar edhe listën e të ftuave.

Mes të grumbulluarve do të jenë 4 lojtarë shqiptarë. Bëhet fjalë për Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri, Ardon Jashari dhe Uran Bislimi.

Zvicra kryeson grupin I të kualifikueseve me 10 pikë, 2 më shumë se Rumania e vendit të dytë dhe 3 më shumë se Izraeli i vendit të 3-të.

Hh
Share This Article