Ministri italian i Transportit e Infrastrukturës, Matteo Salvini ka reaguar mbi tragjedinë e vdekjes së 5 punëtorëve që po punonin mbi binarët hekurudhorë.
Mediat vendase shkruajnë se ministri është shprehur se ky është një gabim njerëzor dhe ka theksuar se do të hetohen shkaqet e kësaj ngjarje.
“Gabim njerëzor. Normat ligjore e thonë qartë se mund të punohet mbi binarë, vetëm nëse është mbyllur trafiku hekurudhor për një kohë të caktuar. Ka munguar komunikimi e po hetojmë mbi këtë. E pamendueshme të humbësh jetën në 2023 në vendin e punës nga një tren që nuk duhej të ishte aty”, ka thënë Salvini.
Në lidhje me këtë ngjarje ka nisur edhe hetimi për të zbardhur ngjarjen e identifikimin e përgjegjësve të kësaj ngjarje tragjike.