Shqipëria pritet të nis nga 1 shtator Presidencën e saj të dytë të Këshillit të Sigurimit të OKB.
Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë drejt SHBA në datat 14-21 shtator pasi merr Shqipëria nga 1 shtatori në Këshillin e Sigurimit në OKB, raporton ALBUK.
Lidhur me marrjen e Presidencës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së nga Shqipëria, ministrja e Jashtme Olta Xhaçka doli ditën e sotme në një deklaratë për mediat.
Xhaçka theksoi se Shqipëria e merr këtë detyrë të rëndësishme në një kohë tepër të vështirë në arenën globale, por theksoi se tashmë vendi ynë ka eksperiencën e duhur për të patur një performancë të suksesshme.