Mbështetësit e ish-luftëtarit të UÇK-së, Dritan Goxhaj kanë mbajtur një protestë para Presidencës në Tiranë.
Numri i demonstruesve është më i lartë, teksa shtoi se këtë herë janë bashkuar dhe qytetarë kosovarë, të cilët kërkojnë mos ekstradimin e tij drejt Hagës.
“Sot ka dhe një numër më të lartë të demonstruesve në mbështetje të Dritan Goxhaj. Bëhet fjalë për mos ekstradimin e tij drejt Hagës. Sot pjesë e protestës janë qytetarë kosovarë që kanë ardhur në Tiranë në mbështetje të tij. Pritet të ketë një seancë gjyqësore ditën e nesërme në orën 12:00 dhe pritet se çfarë do bëjnë mbështetësit e tij. Kujtojmë që më datë 18 gusht u mbaj seanca e kërkuar nga avokati i tij, Bashkim Nikolli, por u mbajt në fuqi masa e paraburgimit”, raportoi live Muka.
“Dritan Goxhaj është emblemë kombëtare”, tha një prej qytetarëve. Sakaq i pranishëm ishte dhe avokati i Dritan Goxhajt, Bashkimi Nikolla.