Von Cramon: Liberalizimi i vizave për Kosovën nuk duhet të lidhet me dialogun me Serbinë

albnews
By
1 Min Read
EP Plenary Session - Debates on cases of breaches of human rights, democracy and the rule of law - Human rights violations by private military and security companies, particularly the Wagner Group

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon deklaroi se procesi i liberalizimit të vizave për qytetarët kosovarë nuk duhet të lidhet me dialogun me Serbinë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, von Cramon u shpreh se liberalizimi i vizave për Kosovën është i vonuar.

Sipas saj, BE duhet ta mbajë premtimin për liberalizimin e vizave në shtator të vitit 2024.

“Qytetarët e Kosovës e meritojnë liberalizimin e vizave, që është i vonuar. Ne duam të jemi të qartë – udhëtimi pa viza nuk është dhe nuk duhet të lidhet me Dialogun me Serbinë.
BE duhet të mbajë premtimin e saj duke lejuar qytetarët e Kosovës të udhëtojnë lirshëm që nga 1 janari 2024”, shkroi Von Cramon në platformën X.

Share This Article