Nga Ermal Qori
Victoria Hansson Malmlof
Zëdhënëse e OLAF, KE
“OLAF mund të konfirmojë se sapo ka mbyllurhetimin në lidhje me keqpërdorimin e supozuar tëfinancimit nga programi IPARD II i BE-së nëShqipëri.”
Zyra e shtypit të OLAF (Zyra Europiane kundër mashtrimit Ekonomik) i tha gazetarit Ermal Qori, se proçesi i hetimit të fondeve
të dhëna nga Bashkimi Evropian për bujqësinë në Shqipëri gjatë viteve 2014-2020, sapo ka përfunduar.
Në muajin korrik të këtij viti, Komisioni Evropian pezulloi përkohësisht pagesat nga programi për Shqipërinë në pritje të gjetjeve përfundimtare të OLAF, ndërsa pas kërkesës së drejtuar zyrave qëndrore të institucionit të lartë në BE, zëdhënësja e shtypit në Komsionin Europian, Victoria Hansson Malmlof, bën me dije si vijon:
Victoria Hansson Malmlof
Zëdhënëse e OLAF, KE
“Si rezultat i përfundimit të hetimit, OLAF tani ua ka transmetuar raportin përfundimtar dhe rekomandimet e saj autoriteteve kompetente përkatëse.”
Por çfarë masash konkrete do të merren mbi këtëçështje dhe sa do të ndikojë kjo në rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian?
Victoria Hansson Malmlof
Zëdhënëse e OLAF, KE
“Për të respektuar konfidencialitetin e hetimit, të çdoprocedimi të mundshëm pasues, të të drejtaveprocedurale dhe të dhënave personale, OLAF nukështë në një pozicion për të komentuar më tej në këtëfazë.”
Në korrik, Ministria e Bujqësisë pranoj se kishin nisur hetimet, por i konsideroi si procedurë normale. Programi IPARD është mbështetja financiare përbujqësinë dhe zhvillimin rural nga fondet e BE-së, në masën 75% dhe qeverisë shqiptare në masën 25%.
Zbatimi i programit është përgjegjësi e Ministrisë sëBujqësisë dhe Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dheRural, AZHBR. Programi Ipard II, ka një fond total prej 94 milionë eurosh të ndarë sipas viteve nga 2014 deri në vitin 2020.
Financimet në masën 71 milionë euro nga BE, dhe 23 milionë euro nga shteti shqiptar, janë dhënë përinvestime në asetet fizike në fermat bujqësore, investime në asetet fizike për përpunimin dhe tregtimine produkteve bujqësore dhe peshkimit, diversifikimin e fermës dhe zhvillimi biznesit dhe asistencë teknike nëkëto sektorë.