ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Irani pranon shkatërrimin e impianteve bërthamore nga sulmet amerikane 14 hours ago
Kina përgatitet për tajfunin Ragasa, evakuon gati dy milionë njerëz 14 hours ago
Çfarë po ndodh me Wizz Air Abu Dhabi 16 hours ago
Super Tajfuni Ragasa godet Hong Kongun, numri i viktimave në Taiwan rritet 18 hours ago
Mourinho dhe Benzema sërish bashkë te Benfica? 1 day ago
Next
Prev
Home Albania

E “fundosi” dëshmia e Dumanit, zbardhet letra e avokatit Alban Bengasi drejtuar SPAK: Pezulloni kërkimin ndërkombëtar që të bëhet e mundur ardhja nga Dubai

albnews by albnews
6 September, 2023
in Albania
0
E “fundosi” dëshmia e Dumanit, zbardhet letra e avokatit Alban Bengasi drejtuar SPAK: Pezulloni kërkimin ndërkombëtar që të bëhet e mundur ardhja nga Dubai
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ditën e sotme është vënë në pranga avokati Aban Bengasi, i cili u arrestua pas dëshmisë së Nuredin Dumanit. Mirëpo, kjo mësohet se një javë më parë, Bengasi i ishte drejtuar me një shkresë SPAK, ku ndër të tjera i kërkon që të pezullohet kërkimi ndërkombëtar për të, me qëllim që ai të kthehej nga Dubai për në Shqipëri.

Në shkresë thuhet se Bengasi është rezident në Dubai, që prej datës 07.06.2022 dhe pas shpalljes në kërkim ai kërkonte që të vetëdorëzohej  pranë autoriteteve shqiptare për t’u vëne në dispozicion të Institucioneve të Drejtësisë si SPAK dhe GJKKO për tu përballur me procedurat hetimore dhe gjyqësore në ngarkimin e tij për çfarë ai dyshohet.

RelatedPosts

Shqipëria ndër vendet me rritjen më të lartë të çmimeve të apartamenteve në 2024

Berisha publikon foton: Vangjush Dako me telefon në dorë në qelinë e burgut

Rama nis fushatën në Tiranë, paradite takim me nënkryetarët e Bashkisë dhe Manastirliun, pasdite thërret deputetët dhe ministrat

Avokati Bengasi, i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit Plumbi i Artë pasi i ofroi Nuredin Dumanit dhe njerëzve të tij 120 mijë euro për të eliminuar bashkëshorten e tij, është arrestuar këtë mërkurë në aeroportin e Rinasit teksa po hynte në Shqipëri.

Bengasi po kthehej nga Dubai, kur gjatë përpunimit të dokumentacionit të pasagjerëve, shërbimet e Policisë e identifikuan dhe e ndaluan pasi rezultoi i shpallur në kërkim.

Shkresa e plotë

Të nderuar Prokurorë !

Pranë Prokurorisë së Posaçme kundra Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë (SPAK) në muajin maj të Vitit 2022 është regjistruar procedimi penal në ngarkim të shtetasit që unë përfaqësoj Alban Bengasi, i dyshuar per veprën penale të “Dhunës në familje” parashikuar nga neni 130/a/l i Kodit Penal kryer në bashkëpunimin e posaçëm ne formën e grupit te strukturuar kriminal “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale*, parashikuar nga nenet 130/a/1, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal Posacme e Shkallës së Parë kundra

Gjykata e Korrupsionit dhe Krimit t Organizuar Tiranë me vendimin e saj Nr.45 datë 17.05.2022 ka vendosur caktimin e masës së sigurimit Arrest në burg” ně mungesë për personin nën hetim Alban Bengasi i dyshuar për veprën penale të parashikuar nga neni 130/a/1, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal

Duke qënë se ka një masë sigurimi ” Arrest në burg” në mungesë ndaj tij është bërë edhe shpallja e tij në kërkim ndërkombëtar Por duke qenë se shtetasi Alban Bengasi është rezident ne shtetin e Dubait prej datës 07.06.2022 dhe i pajisur me ID Number 784-1973-2683597-8 nga ky shtet, ky shtetas kẽrkon të vetëdorëzohet pranë autoriteteve shqiptare per tu věnë në dispozicion të Institucioneve të Drejtësisë si SPAK dhe GJKKO per tu përballur me procedurat hetimore dhe gjyqësore në ngarkimin e tij per cfarë ai dyshohet.

Për këtë vetëdorëzim kemi njoftuar edhe Ambasadën Shqiptare ne Emiratet e Bashkuara Arabe

Por për tu berë e mundur ardhja e tij nga shteti i Dubait për në shtetin shqiptar kërkojmë nga ana juaj të pezulloni kërkimin ndërkombëtar për këtë shtetas vetëm për qëllim që ai të mund të udhëtojë nga Dubai për në Shqipëri, në ditën dhe orët që do të vendosni ju.

E bëjmë këtë kërkesë pasi midis shtetit Shqiptar dhe atij te Dubait nuk ka marrëveshje ekstradimi midis këtyre dy vendeve.

Kërkoj që kjo kërkesë te trajtohet në mënyre sa më te shpejtë nga ana juaj duke komunikuar me Interpol Tirana për çfarë ne kërkuam më sipër duke bërë anulimin e kërkimit ndërkombëtar të përkohshëm për këtë shtetas për qëllimin e vetëdorëzimit dhe transportit nga Dubai për në Shqipëri të personit nën hetim Alban Bengasi.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Irani pranon shkatërrimin e impianteve bërthamore nga sulmet amerikane

Irani pranon shkatërrimin e impianteve bërthamore nga sulmet amerikane

24 September, 2025
Kina përgatitet për tajfunin Ragasa, evakuon gati dy milionë njerëz

Kina përgatitet për tajfunin Ragasa, evakuon gati dy milionë njerëz

24 September, 2025
Çfarë po ndodh me Wizz Air Abu Dhabi

Çfarë po ndodh me Wizz Air Abu Dhabi

24 September, 2025
Super Tajfuni Ragasa godet Hong Kongun, numri i viktimave në Taiwan rritet

Super Tajfuni Ragasa godet Hong Kongun, numri i viktimave në Taiwan rritet

24 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result