Pas përfundimit të sfidës së parë, të kësaj të shtune të vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, mes Azerbajxhanit e Belgjikës, sfida e cila u mbyll me fitoren minimale, 0 me 1, të këtyre të fundit, në orën 18:00 do të zhvillohen dhe 3 sfida të tjera, të parashikuara për t’u zhvilluar pasditen e sotme.
Kështu, në grupin F, grup ku është pjesë dhe Belgjika do të zhvillohet sfida mes Estonisë dhe Suedisë, me “nordikët” suedezë, që padyshim janë favoritët kryesorë, sidomos kur bazohemi te sulmi i tyre potent i përbërë nga Alexander Isak, Viktor Gyokeres e Dejan Kulusevski.
Në sfidën tjetër, atë grupit C, “tre luanët” anglezë do të ndeshen në “Tarczynski Arena” të Polonisë, me Ukrainën në një sfidë që pritet të vulosë përfundimisht kualifikimin e anglezë në Evropian dhe tekniku Garreth Southgate duket se kërkon pikërisht këtë gjë, teksa në fushë ka hedhur “më të mirët”, ku mes tyre janë Jude Bellingham, Harry Kane, Bukayo Saka e James Maddison.
Ndërkaq, në përballjen e mbetur të pasdites, Bjellorusia do të sfidojë Andorrën në transfertë, në përballjen e vlefshme për grupin I, grup ku bën pjesë gjithashtu dhe përfaqësuesja e “dardanëve” të Kosovës.
Formacionet zyrtare:
Ukrainë-Angli
Andorrë-Bjellorusi
Estoni-Suedi