Kualifikueset e Europianit “Gjermani 2024”, vazhdojnë, ku përveç Shqipëri-Poloni, luhen edhe 8 sfida të tjera interesant. Në Grupin E ku ndodhet edhe Kombëtarja jonë, luhet Ishujt Faroe-Moldavi. Dueli i parë mes këtyre dy skuadrave përfundoi në barazim 1-1, teksa moldavët shpresojnë se mund të shkruajnë historinë për t’u kualifikuar në finalet e një kampionati Europian pas përmbysjes që i bënë Polonisë.
Një tjetër duel interesant është ai mes Irlandës dhe Holandës në Grupin B, me “Tulipanët” që kërkojnë fitoren e radhës për t’u afruar akoma dhe më shumë me kualifikimin, teksa në këtë grup luhet edhe Greqi-Gjibraltar.
NDESHJET:
GRUPI B
GREQI – GJIBRALTAR 20:45
IRLANDË – HOLANDË 20:45
GRUPI E
ISHUJT FAROE- MOLDAVI 18:00
SHQIPËRI – POLONI 20:45
GRUPI G
MALI I ZI – BULLGARI 18:00
LITUANI – SERBI 20:45
GRUPI H
KAZAKISTAN – IRLANDË E VERIUT 15:00
FINLAND – DANIMARKË 18:00
SAN MARINO – SLLOVENI 20:45/P.sport