Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock mbërriti të hënën në kryeqytetin e Ukrainës Kiev. Sapo mbërriti në stacionin e trenit të Kievit, Baerbock tha se Gjermania po mbështet “me vendosmëri” Ukrainën në përpjekjet e saj për t’u bashkuar me Bashkimin Europian.
“Zgjerimi i BE-së është një pasojë e domosdoshme gjeopolitike e luftës së Rusisë”, tha ajo.
“Në mes të një breshërie bombash, përballë tankeve ruse, Ukraina është nisur me besim dhe vendosmëri në rrugën drejt Bashkimit Europian”.
Kjo është vizita e katërt e Baerbock në Ukrainë që kur Rusia nisi luftën kundë Ukrainës.
“Me guxim dhe vendosmëri të madhe, Ukraina po mbron gjithashtu lirinë e të gjithëve ne,” tha ajo.