Udhëheqësi koreanoverior Kim Jong Un do të udhëtojë në Rusi me ftesë të homologut të tij rus, Vladimir Putin.
Qeveria amerikane tha javën e kaluar se një takim i tillë mund të zhvillohet si pjesë e përpjekjeve të Rusisë për të gjetur furnizues të rinj për armë për t’i përdorur në luftën e saj kundër Ukrainës.
Asnjë vend nuk specifikoi se kur ose ku do të zhvillohej vizita, apo as çfarë do të ishte në axhendën. Kremlini tha në një deklaratë të hënën se Kim do të bënte një vizitë zyrtare në Rusi ndërsa media shtetërore e Koresë së Veriut tha se ata do të takoheshin dhe do të bisedonin.
Megjithatë, duket se dy liderët do të takohen me njëri-tjetrin në qytetin lindor të largët të Vladivostok, ku u takuan për herë të parë në prill 2019.
Vizita do të jetë udhëtimi i parë jashtë vendit i Kim që nga pandemia Covid-19. Me kufijtë e saj të mbyllur për pjesën më të madhe të tre viteve të fundit, Koreja e Veriut vetëm kohët e fundit ka filluar të lehtësojë kufizimet e udhëtimit./BBC