Ish-kryeministri Berisha ka ironizuar kreun e PD-së, Lulzim Basha, i cili mori detyrën detyrën e reporterit për konfiskimin e aseteve ruse nga Këshilli i Europës.
“Ka eksperiencë me rusët ai”, tha Berisha në një deklaratë për mediat në selinë blu.
Basha u emërua reporter për konfiskimin e aseteve ruse dhe përdorimin e tyre për riparimin e dëmeve të shkaktuara nga lufta në Ukrainë.
Komiteti për Çështje Politike dhe Demokracinë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës ka votoi të martën (12 shtator) me unanimitet për të emëruar Bashën në këtë pozicion.
Më herët Basha kishte paraqitur një projekt-rezolutë në Këshillin e Europës, që bënte thirrje për konfiskimin e aseteve ruse, krijimin e një fondi ndërkombëtar ku të depozitohen asetet e konfiskuara dhe vendosjen e këtyre fondeve në dispozicion të financimit për projektet e rindërtimit të Ukrainës.