Sipas “Main Streets Across the World 2022 raport”, i cili analizon zonat kryesore tregtare të 92 qyteteve në mbarë botën, Nju Jork “Fifth Avenue”, është rruga më e shtrenjtë në botë e ndjekur nga “Tsim Sha Tsui” i Hong Kongut.
Me një tarifë mesatare vjetore prej 14.547 euro për metër katror, “Via Montenapoleone” në Milano renditet përpara “New Bond Street” në Londër dhe “Avenue des Champs Élysées” në Paris, përkatësisht në vendin e katërt dhe të pestë në renditjen globale të rrugëve më të shtrenjta në botë.
“Fifth Avenue” – Nju Jork (Shtetet e Bashkuara të Amerikës)- Tarifa mesatare është 21.076 euro për m2.
“Tsim Sha Tsui” – Hong Kong (Kinë)- Tarifa mesatare është 15.134 euro për m2.
“Via Montenapoleone” – Milano (Itali)- Tarifa mesatare është 14.547 euro për m2.
“New Bond Street” – Londër (Mbretëria e Bashkuar)- Tarifa mesatare është 14.346 euro për m2.
“Avenue des Champs Elysees” – Paris (Francë)- Tarifa mesatare është 11,069 euro për m2.
“Ginza” – Tokio (Japoni)- Tarifa mesatare është 9.956 euro për m2.
“Banhhofstrasse” – Cyrih (Zvicër)- Tarifa mesatare është 8.927 euro për m2.
“Pitt Street Mall” – Sydney (Australi)- Tarifa mesatare është 7.624 euro për m2.