Igli Tare ishte kurioz për të parë se si do të reagojë Kombëtarja, trajneri Sylvinho, pasi në fushë të jetë rikthehet Armando Broja. Fakt është që kuqezinjtë nuk e ndjenë shumë mungesën e Brojës këtë periudhë, Daku, por dhe sulmuesit e krahut u kujdesën që mungesa e tij të mos ndihej në Kombëtare.
Sigurisht me rikthimin e Brojës faza ofensive e Shqipërisë pritet të kalojë në një tjetër nivel, por ky është vetëm një perceptim, një dëshirë, pasi të gjithë presin me padurim që “bomberi” kuqezi të rikthehet fillimisht në fushë, nuk do të jetë e lehtë pas atij dëmtimi të rëndë që e mban jashtë fushës së lojës që nga muaji dhjetor.
Broja është stërvitur me kohë të plotë me pjesën tjetër të Chelsea-t, është stërvitur rregullisht dhe sipas mediave angleze, Broja pritet të jenë pjesë e bluve për transfertën kundër Bournemouth. Trajneri Pochettino pret prej kohësh rikthimin e Brojës, ai së bashku me stafin vendosën që sulmuesi kuqezi të mos largohej gjatë merkatos së verës pavarësisht se për Brojën kishte shumë oferta. Chelsea po kalon një moment të vështirë edhe këtë sezon teksa në katër ndeshje kanë marrë vetëm 4 pikë.