ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Administrata Trump prezantoi një plan paqeje për Gazën me 21 pika 11 hours ago
Von der Leyen: Rrëzimi i avionëve rusë brenda hapësirës ajrore të NATO-s është opsion në tryezë 15 hours ago
Përparim historik në mjekësi: Mjekët në Londër trajtojnë me sukses një nga sëmundjet më të rënda 19 hours ago
“Dukej përsëri i ndryshkur”, në Angli komentojnë mundësinë e humbur të Brojës në sfidën e Kupës 22 hours ago
Shqipëria ndër vendet me rritjen më të lartë të çmimeve të apartamenteve në 2024 1 day ago
Next
Prev
Home Albania

Meta fton opozitën në takim

albnews by albnews
16 November, 2019
in Albania
0
Shkarkimi i Metës, Kuvendi voton zgjatjen e mandatit të Komisionit edhe për dy muaj
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ftoi sot partitë e opozitës së bashkuar në një takim për të diskutuar mbi “situatën dramatike në të cilën ndodhet vendi dhe pasojat e saj të paparashikueshme”. Kështu u shpreh presidenti Meta në ftesën që iu dërgoi kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe 8 drejtuesve të tjerë të partive aleate, me lutjen që takimi të mbahej sa më shpejt, përpara të mërkurës.

Meta njoftoi dje se do të kallëzojë penalisht në prokurori të hënën kryetarin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, për shpërdorim detyre dhe përvetësim i titullit, apo detyrës shtetërore gjatë procedurave për zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Sipas tij, Dvorani synoi krijimin e një gjendje anti-kushtetutshmërie, duke e vendosur presidentin e Republikës në pamundësi kushtetuese, dhe u përpoq të krijojë një gjendje të faktit të kryer ndaj presidentit.

RelatedPosts

Përfundon mbledhja, Rama shkarkon nga detyra Erion Veliajn

Tentoi të arratiset nga burgu i Fierit, i akuzuari për vrasjen e Xhuljan Bullarit çau murin e qelisë, por u kap nga punonjësit

U gjet i vrarë mbrëmjen e djeshme, viktima la pas një djalë/ Një person i dyshuar dorëzohet në Policinë e Durrësit

Parlamenti me shumicë socialiste miratoi dje një rezolutë, sipas të cilës, dekretimi i Marsida Xhaferllari si anëtare e Gjykatës Kushtetuese nga presidenti Meta është vlerësuar si një akt “i pavlefshëm dhe i paprecedent” dhe “një përpjekje për të bllokuar dhe zvarritur procesin e formimit të Gjykatës Kushtetuese”.

“Ky është një konflikt i radhës, i shkaktuar nga një i njëjti burim konflikti për të njëjtat arsye që dihen. Por unë nuk mendoj që ne duhet të përfshihemi më tej në këtë konflikt dhe nuk mendoj që ky është një konflikt që mund të zgjidhet me beteja dhe me polemika në fushën e komunikimit, pasi natyrisht njerëzit duan të tjera gjëra dhe unë dua që njerëzve t’u japim gjërat që ata duan” – tha kryeministri Rama.

Ndërsa opozita shprehu shqetësimin se qeveria po kap gjithë pushtetet dhe po shtrembëron reformën në drejtësi. Ndërkaq opozita ka nisur një seri takimesh në qytete dhe krahina të vendit për të shmangur, siç u shpreh kryetari i PD-së Lulzim Basha kthimin e regjimit komunist në Shqipëri nga bijtë e atyre që dje ngritën dhe zbatuan diktaturën.

“Kushtetuta e përcakton: Shqipëria është Republikë Parlamentare. Sovraniteti i takon popullit. Jeni ju që caktoni me votë ata që marrin vendime për ju. E ka parë e gjithë bota që ky parlament është pjellë e krimit dhe korrupsionit ndaj ne jemi larguar nga ai parlament, jo për të ikur nga politika, por për t’i dhënë mundësi qytetarëve që të zgjedhim një parlament të qytetarëve, që vjen nga vota juaj” – tha zoti Basha.

Polemikat mes presidentit dhe pozitës si dhe reagimet e opozitës u ashpërsuan këto ditë me rastin e zgjedhjes së anëtareve të reja nga Gjykata Kushtetuese. Kjo e fundit duket ka njohur si anëtare të saj zonjën Marsida Xhaferllari, kandidaten e emëruar nga presidenti Ilir Meta. Gjykata i ka dërguar presidentit dhe parlamentit listën me anëtarët e vet që plotësojnë kushtet për të qenë pjesë e saj, ku mungon emri i zonjës Arta Vorpsi e cila u konsiderua e zgjedhur automatikisht, si e para e listës dërguar nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi./VOA/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Administrata Trump prezantoi një plan paqeje për Gazën me 21 pika

Administrata Trump prezantoi një plan paqeje për Gazën me 21 pika

25 September, 2025
Von der Leyen: Rrëzimi i avionëve rusë brenda hapësirës ajrore të NATO-s është opsion në tryezë

Von der Leyen: Rrëzimi i avionëve rusë brenda hapësirës ajrore të NATO-s është opsion në tryezë

24 September, 2025
Përparim historik në mjekësi: Mjekët në Londër trajtojnë me sukses një nga sëmundjet më të rënda

Përparim historik në mjekësi: Mjekët në Londër trajtojnë me sukses një nga sëmundjet më të rënda

24 September, 2025
“Dukej përsëri i ndryshkur”, në Angli komentojnë mundësinë e humbur të Brojës në sfidën e Kupës

“Dukej përsëri i ndryshkur”, në Angli komentojnë mundësinë e humbur të Brojës në sfidën e Kupës

24 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result