Mesfushori Arturo Vidal i është kthyer edhe njëherë ndeshjes Real Madrid-Bajern Mynih, e vlefshme për çerekfinalen e Championsit në sezonin 2016/17.
Në një lidhje live me transmetuesin ‘La Cobra’, kiliani iu rikthye eliminimit të hidhur dhe kartonit të tij të kuq. Vidal deklaroi se dy golat e shënuar nga Kristiano Ronaldo ishin në pozicion jashtë lojë dhe se Bajernit iu vodh fitorja.
“Ishte një ndeshje e tmerrshme, ajo në stadiumin “Santiago Bernabeu, kishte shumë presion. Nga sa kam parë, Real Madridi u favorizua nga arbitrat. Unë kam vuajtur nga vjedhje të ndryshme ndaj tyre.
Më pas duke folur për qendërsulmuesit, ai u pyet se kush është më i fortë mes Suarezit dhe Levandovskit.
“Do të filloj duke thënë se nuk e di nëse një ditë do të ketë një qendërsulmues më të fortë se ata. Leva ka shumë cilësi, por unë preferoj Suarezin. Ai ka atë dinakërinë dhe ligësinë që kanë vetëm lojtarët e Amerikës së Jugut”, tha Arturo Vidal.