Lionel Mesi dhe Antonela Rokuzo kanë shpenzuar 8.6 milionë paund për një rezidencë në Fort Launderdale në Majami. Sipas Forbes, vila është 10,500 metra katrorë dhe përbëhet nga tetë dhoma gjumi, nëntë tualete, një garazh me tre makina dhe një pishinë. Gjithashtu ka një SPA, palestër dhe dy porta varkash.
Pjesa e brendshme e shtëpisë është po aq mbresëlënëse sa edhe pjesa e jashtme. Ka shumë dritë natyrale në shtëpi që vjen përmes dritareve të mëdha që do t’i lejojnë Mesit të shijojë pamjet e mrekullueshme.