VDEKJA IME- poezi

albnews
By
1 Min Read

nga Skender Rusi

Nuk di se si

mua më humbi vdekja,

ra rrugës

ndërsa isha duke ecur!

U ktheva ta kërkoj

e veç një këpucë ia gjeta,

Tjetra ku dihet

ku i kishte mbetur!

Ajo më vinte pas

ngado që unë bridhja,

S’më ndahej,

as kur bija për të fjetur!

Më deshte,po s’u bë dot kurrë ,

imja,

E ndoshta kurrë

s’ka për të më gjetur!

S’di se si

mua më humbi vdekja,

(Më ra rrugës

apo e hodha vetë!?)

Sidoqoftë,

unë njërën këpucë ia gjeta,

Por nuk ia jap,

që më,të mos më ndjekë!

Share This Article