Fiorentina ka mposhtur Atalantën me rezultatin 3-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e 4-të të Serisë A.
Të parët që kaluan në avantazh ishin bergamskët në minutën e 20′, por më pas vendasit barazuan dhe në të 45′ përmbysën rezultatin. Kështu u mbyll pjesa e parë.
Në të dytën ekzaktësisht në minutën e 53′ Lukman barazoi shifrat. Sfida u vulos në të 76-ën nga Kuame i cili shënoi golin e fitores për Fiorentinën.
Pas këtij triumfi, Fiorentina ngjitet në vendin e 7-të me 7 pikë ndërsa Atalanta renditet në vendin e 9-të me 6 pikë.
Rikujtojmë që mbrojtësi i Kombëtares kuqezi, Berat Gjimshiti e nisi sfidën nga stoli, duke mos luajtur asnjë minutë.