Koncert recital në Pallatin e Kongreseve, Elsa Lila zbulon detajet

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Vetëm pak ditë më parë, u mësua se Elsa Lila do të rikthehet në Tiranë më 1 nëntor për një koncert të rrallë në Pallatin e Kongreseve. Lajmin e ka konfirmuar edhe vetë artistja shqiptare përmes një njoftimi në Instgaramin e saj mbrëmjen e sotme.

“Ika me shijen e suksesit të “Evitës” sime në festival, për t’u rikthyer në Tiranë, tani në nëntor. Këtë herë, për herë të parë me një koncert të madh, aty në skenën e Pallatit të Kongreseve, nga ku nisi jeta ime artistike.

https://www.instagram.com/elsalilaofficial/?utm_source=ig_embed&ig_rid=1e37b4c2-eeb7-4c80-bb51-bdc5395577a5

“Finalmente Elsa” i thotë të gjitha: kohën e gjatë që kam pritur, për të ardhur ky moment; punën e madhe që kam bërë deri më sot, për t’u ndier kaq gati, për një koncert si ky, që kërkon jo vetëm përkushtimin, por dhe pjekurinë e repertorin e duhur artistik. S’do t’ia dilja dot kurrë vetëm, pa bashkëpunëtorët e miqtë e mi artistë, me të cilët kam krijuar, intepretuar e realizuar në gjithë këto vite, projekte unike, interesante e me muzikë të vërtetë“,- shkruan Elsa në statusin e saj në Instagram duke shtuar: “Këtë do të bëjmë edhe në koncertin e 1 nëntorit, në Tiranë. Ju mirëpres që të më jepni zemrën dhe duartokitjet tuaja, siç keni bërë gjithmonë, ndërsa unë ju kam dhënë zërin e shpirtin tim!”

Share This Article