Bledi Çuçi mbledh për herë të parë grupin e PS, asnjë vendim për përjashtimin e Ahmetajt

albnews
By
1 Min Read

TIRANË– Beldi Çuçi mblodhi për herë të parë Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste. Në fokus të diskutimit mes deputetëve socialistë kanë qenë shqetësimit e konstatuara prej tyre në terren dhe zonat ku ata janë të deleguar.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se disa prej deputetëve kanë ngritur si  problem çështjen e Kadastrës, investime në infrastruktura në disa zona si dhe çështja e pensioneve që është shumë e ulët.

Ndërkohë çështja e Arben Ahmetajt, i cili është në arrati për çështjen e inceneratorëve, nuk është diskutuar. Në këtë mbledhje nuk është marrë asnjë vendim politik për Ahmetajt, pra për përjashtimin e tij nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste. Sipas deputetëve, Ahmetaj ende nuk është dënuar, kështu që ai do të zëvendësohet kur t’i hiqet mandati i deputetit

Share This Article