ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Veliaj i përgjigjet shkresës së Këshillit Bashkiak: S’jam informuar zyrtarisht për mbledhjen për shkarkimin tim 2 hours ago
Shpikjet e lashta greke që ndikojnë ende në botë 3 hours ago
Java Europiane e Mobilitetit, Bashkia Shkodër: Plani i Mobilitetit drejt diskutimit publik 3 hours ago
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, Spiropali në Nju-Jork: Shqipëria, aktor konstruktiv e i besueshëm në arenën ndërkombëtare 3 hours ago
Princ Harry merr goditjen e madhe nga mbreti Charles! 3 hours ago
Next
Prev
Home Albania

PD denoncon kopshtin në Kamëz: U kanë dhënë prindërve listën me mjetet didaktike që duhet të blejnë, ndryshe do të paguaj 50 mijë lekë

albnews by albnews
20 September, 2023
in Albania
0
PD denoncon kopshtin në Kamëz: U kanë dhënë prindërve listën me mjetet didaktike që duhet të blejnë, ndryshe do të paguaj 50 mijë lekë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Mirela Çërraga Karabina, në një reagim në rrjetet sociale ka denoncuar një kopsht publik në Kamzë, ku drejtoria e kopshtit i ka shpërndarë një listë mjetesh didaktike që prindërit duhet të blejnë për fëmijët.

Në reagimin e saj, Karabina shkruan se kjo është një “shkelje hapur e ligjit dhe kodit të etikës”, ndërsa shton se “është detyrim ligjor i Bashkisë të krijojë kushte të domosdoshme për mësim, argëtim dhe jetesë të përbashkët të fëmijëve”.

RelatedPosts

Veliaj i përgjigjet shkresës së Këshillit Bashkiak: S’jam informuar zyrtarisht për mbledhjen për shkarkimin tim

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, Spiropali në Nju-Jork: Shqipëria, aktor konstruktiv e i besueshëm në arenën ndërkombëtare

Tonelata me tranguj në kanal, fermerët: Dolëm piramidë, miliona lekë dëme

“Ky skandal dëshmon qartazi gjendjen e mjeruar në të cilën është përkujdesja dhe edukimi i fëmijëve në kopshte”, shkruan ajo.

Reagimi i Karabinës

Kopshtet në ditë të hallit!

Guxim i madh i drejtoreshës dhe edukatorëve në një kopsht në Kamëz.


Në shkelje hapur të ligjit dhe kodit të etikës, drejtoria e kopshtit i ka shpërndarë këtë listë (paçavure e turpshme) mjetesh didaktike prindërve që çojnë për herë të parë fëmijët 3 vjeçarë në kopsht.

Dhe nëse nuk sjellin këto mjete në listë, mundësia tjetër është që prindi të paguaj 50 mijë lekë (të vjetra), orienton edukatorja.

Me këtë listë mjetesh, duket që kopshti qenka një “haur” pasi prindi gjithçka duket ta sigurojë vetë, përveç mureve dhe edukatoreve…

Ndërkohë, Bashkia Kamëz ka zë të veçantë në buxhet për pajisjen e kopshteve dhe shkollave me mjete mësimore dhe kualifikim profesional të stafit. Është detyrim ligjor i Bashkisë të krijojë kushte të domosdoshme për mësim, argëtim dhe jetesë të përbashkët të fëmijëve.

Skandal!

E para, në listën e mjeteve të kërkuara, disa prej tyre janë të ndaluara të përdoren për fëmijë tre e katër vjeçarë, gërshërë e prefëse.

E dyta, është flagrante dhe i rëndë “shënimi” ku në formë taksative detyron prindin që të paguaj 10 mijë lekë (të vjetra). Me ç’të drejtë ?!

Është absolutisht në dëshirë të prindit nëse ka mundësi të kontribuojë vullnetarisht për kopshtin deri më 10 mijë lekë ( të vjetra).

Dhe, gabim konceptual apo nga padija, mbështetja monetare nga prindi nuk është për Bordin e kopshtit, por për të përmirësuar shërbimin dhe ky kontribut menaxhohet dhe kontrollohet nga Bordi i Prindërve.

Prindërit në mirëkuptim do të bënin ç’të mundnin për fëmijët e tyre, por jo pa filluar kopshti ta pajisin atë me mjete didaktike dhe të detyrohen të paguajnë!

Ky skandal dëshmon qartazi gjendjen e mjeruar në të cilën është përkujdesja dhe edukimi i fëmijëve në kopshte!

Është një rast, por jo i vetëm…

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Veliaj i përgjigjet shkresës së Këshillit Bashkiak: S’jam informuar zyrtarisht për mbledhjen për shkarkimin tim

Veliaj i përgjigjet shkresës së Këshillit Bashkiak: S’jam informuar zyrtarisht për mbledhjen për shkarkimin tim

22 September, 2025
Shpikjet e lashta greke që ndikojnë ende në botë

Shpikjet e lashta greke që ndikojnë ende në botë

22 September, 2025
Java Europiane e Mobilitetit, Bashkia Shkodër: Plani i Mobilitetit drejt diskutimit publik

Java Europiane e Mobilitetit, Bashkia Shkodër: Plani i Mobilitetit drejt diskutimit publik

22 September, 2025
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, Spiropali në Nju-Jork: Shqipëria, aktor konstruktiv e i besueshëm në arenën ndërkombëtare

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, Spiropali në Nju-Jork: Shqipëria, aktor konstruktiv e i besueshëm në arenën ndërkombëtare

22 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result