Presidenti Meta nderon ish-futbollistët e Kombëtares

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjatë vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku mori pjesë në ceremoninë e Mëngjesit të 67-të të Lutjeve, Presidentit i Republikës, Ilir Meta vlerësoi dy ish-futbollistët e shquar të Kombëtares, Koço Dinella dhe Frederik Gjinali.

Gjatë ceremonisë zyrtare të zhvilluar në Ambasadën shqiptare në kryeqytetin amerikan, Presidenti Meta i dorëzoi zotit Koço Dinella, Titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” me motivacionin: 

“Për talentin e spikatur dhe kontributin e vyer në lojën e futbollit, duke dëshmuar cilësi të rralla si portier i shkëlqyer në ekipin ‘Skënderbeu’ dhe atë Kombëtar; për përfaqësimin dinjitoz të Shqipërisë në arenën  ndërkombëtare”.

Ndërsa zoti Frederik Gjinali u vlerësua nga Presidenti Meta me Titullin “Mjeshtër i Madh”: “Në shenjë vlerësimi për kontributin e çmuar në arritjet e skuadrës së futbollit ‘Dinamo’, si dhe përfaqësimin dinjitoz me Ekipin Kombëtar Shqiptar, veçanërisht me rezultatin në ndeshjen me Gjermaninë (1967)”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply