Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken mbajti fjalën e tij në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit në OKB që drejtohet nga kryeministri Edi Rama. Në fjalën e tij, Blinken solli shembuj të asaj se çfarë po përjeton populli ukrainas si pasojë e luftës të shkaktuar nga Rusia.
Blinken theksoi se për më shumë se një vit e gjysmë Rusia ka shkatërruar parimet e kombeve të bashkuara dhe ka vënë veto në më shumë se sa një rezolutë të SHBA.
Ai u shpreh se Rusia po kryen krime kundër njerëzimit në Ukrainë, ndërsa per theksoi se “sa më e uritur të jetë bota aq më shumë përfiton Moska”.
“Anëtarë të këshillit dy javë më parë isha në një qytezë ukrainase, forcat e ruse e kishin pushtuar, kishin shkuar derë më derë duke arrestuar banorë. Ushtarë detyruan më shumë se 300 civilë të qëndronin në një bodrum që nuk ishte e përshtatshme për askënd.
Dy banorë më çuan te bodrumi ku ishin burgosur dhe më thanë që ishin aq ngjeshur sa nuk merrnin dot frymë.
Ushtarët rus lejonin heqjen e trupave vetëm njëherë në ditë, kështu njerëzit detyroheshin të shpenzonin orë të tërë nën kufoma.
Vetëm javët e fundit Rusia ka bombarduar apartamente ka sulmuar Odesën, kjo është ajo që po përjetojnë familjet ukrainase.
Një luftë që Presidenti Putin deklaroi se është për të fshirë Ukrainë nga harta e vendeve sovrane dhe për të rikthyer perandorinë ruse. Në këtë luftë ka një agresor ka dhe një viktimë. Një palë po sulmon parimet e kartës së kombeve të bashkuara, ndërsa tjetra po i mbron ato.
Për më shumë se një vit e gjysmë Rusia ka shkatërruar parimet e kombeve të bashkuara dhe ka vënë veto në më shumë se sa një rezolutë të SHBA.
Së pari, vetë pushtimi i Rusisë shkel shtyllën e kartës së OKB që është respektimi i hapësirës territoriale.
Së dyti Rusia po kryen krime kundër njerëzimit.
Së treti, Rusia vazhdon të përdore angazhohet në vringëllimën e rrezikut bërthamore, vazhdon të përdore impiantet bërthamore duke rrezikuar pasoja katastrofike.
Së katërti, Rusia po e përdor urinë si armë. Rusia po bombardon vendgrumbullimet e drithërave. Sa më e uritur të jetë bota aq më shumë përfiton Moska.
Së pesti, Rusia po përdor drona iranianë për të sulmuar Ukrainën duke shkelur rezolutën 2231 kundër Iranit.
Së fundi, Rusia bëri një takim me përfaqësuesin e Koresë së Veriut dhe u shpreh se kishte mbështetje pa kushte për luftën e agresionit. Bashkëpunimi mes Moskës dhe Penianit do të shkeltë një sërë rezolutash të këtij këshilli.
Putin vazhdon të betohet, të verë bast. Nëse vazhdon me dhunën, të shkaktojë vuajtje bota do të heqë dorë nga parimet dhe Ukrainë do të ndalet së mbrojturi veten. Por ukrainasit nuk heqin dorë, ata e kanë parë se cfarë ndodh nëse i nënshtrohen kontrollit rus.
Duhet ti përcjellim një mesazh të qartë jo vetëm Rusisë, por të gjithë agresorëve të ardhshëm që ne do të ngrihemi kur rregullat për të cilat kemi rënë dakord sfidohen”, tha nder te tjera Blinken.